Erald Kapri

Erald Kapri është gazetar, pedagog i shkencave të komunikimit dhe studiues, i diplomuar në Universitetin e Tiranës. Ai ka përfunduar masterin në Universitetin e Westminster-it në Londër dhe aktualisht ështëi përfshirë në studimet që zbardhin çështje të së kaluarës, parë në këndvështrimin e arkivave të huaja

Erald Kapri i përket një brezi të ri gazetarësh dhe studiuesish. Kapri ka përfunduar studimet për gazetari dhe shkenca komunikimi në Universitetin e Tiranës. Më tej, fitoi bursë për studimet Master nga qeveria britanike dhe u diplomua në Universitetin e Westminster-it në Londër për Media dhe Komunikim.


Qysh prej vitit 2014 është pedagog në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës.


Prej vitesh kontribuon në gazetarinë politike dhe publicistikën historike duke publikuar dhjetëra artikuj në shtypin e përditshëm. Kapri ka disa studime në komunikim dhe polemizon shpesh për të kaluarën e shqiptarëve, median dhe të djathtën shqiptare.


"Lufta sekrete" është libri i parë në këtë fushë, i cili u pasua me botimin tjeter "Mbreti Zog pas dyerve te mbyllura", nje liber studimor per jeten e Mbretit Zog ne momentet me kritike te tij. Permes nje pune kerkimore ne arkiva, mediat shqiptare dhe te huaja dhe procesi analitik, ka sjelle nje pamje te re per mbretin e shqiptareve i cili u largua ne vitin 1939 per te mos u kthyer me.


Me kete liber Erald Kapri u shpall si botimi me i mire i vititi 2019 ne kategorine Non-fiction nga platformat Bukinist.al dh Leximtari.al.


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Ky libër rrëfen historinë e panjohur të Mbretit Zog për të rifituar fronin. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Ahmet Zogu u kthye në lajm, jo vetëm si “Mbreti i pashëm i vendit më romantik të Europës”, bashkëshorti i “Trëndafilit të bardhë të Hungarisë”, “Duhanpirësi më i madh i kohës”, “Mbreti i çuditshëm”, “Monarku i maleve”, “Mbreti me thesar me vete”...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Një libër që sjell këndvështrimin britanik për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Përmes dokumenteve që gjenden në arkivat britanike, gazetari dhe studiuesi Erald Kapri ka sjellë informacione me vlerë për rolin e Britanisë së Madhe, raportet mes forcave politike shqiptare askohore, pushtimin gjerman, intrigat për pushtet, Luftën Civile, rolin që patën...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra