DAVID MEERMAN SCOTT është autor i dhjetë librave marketingu. Librat e tij u hapin sytë njerëzve për realitetin e botës së shitjeve, marketingut dhe PR-it. Blogu i tij i njohur, puna këshillimore me kompanitë me rritje të shpejtë biznesi dhe qindra fjalimet e tij për marketingun nëpër botë, e kanë ndihmuar të ketë një perspektivë unike për mënyrën se si bizneset zbatojnë strategjitë e reja për të shkuar te blerësit në kohë reale.
Ky libër ju çon drejt rrugës së duhur për të fituar vëmendje për produktet, shërbimet dhe idetë tuaja, duke lënë mënjanë marketingun dhe programet tradicionale të PR-it.