Enkelejd Lamaj

Enkelejd Lamaj ka lindur më 20.11.1978 në Lushnjë. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Fantastikja, misteri dhe e frikshmja janë përbërësit kryesorë të krijimeve të tij. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.

Enkelejd Lamaj ka lindur më 20.11.1978 në Lushnjë. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Fantastikja, misteri dhe e frikshmja janë përbërësit kryesorë të krijimeve të tij. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes. Tregimet e tij janë përfshirë në botime të ndryshme letrare, si “Tregimet e makthit”, “Mehr Licht”, “Haemus Plus”, “Obelisk” dhe “Il mare si lasciava attraversare”, botuar në Itali. Ka publikuar dy përmbledhje me tregime: “Fytyra tjetër e natës” (2003) dhe “Libri i bardhë” (2011), si dhe romanin “Vendi diku midis (2014).


Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë.


    

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Cili shkon në një restorant dhe sheh se vera e kuqe është pak si shumë e kuqe; cili në diskotekë i vë syrin vajzës më të bukur; cili për të kaluar një fundjavë zgjedh dhomën e gabuar… mirëseerdhët në bord, zonja dhe zotërinj. Përgatituni për një udhëtim në botën e ‘një dere më tutje’, në botën e errët të natës, të populluar prej shpirtërsh të zymtë,...

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Enkelejd Lamaj i rikthehet tregimit pas gati 10 vitesh ne komunikim me lexuesit me levrimin e romanit thriller. Edhe ne kete permbledhje voluminoze sjell short story-n permes fantastikes, misterit dhe tmerrit, - si elemente moderniste te tregimit

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Tiranë. Mesnatën e krishtlindjes, i kthyer në shtëpi pas anulimit të një udhëtimi me familjen, që do të kishte qenë gjithçka përveçse i këndshëm, Sidriti takohet me Anën magjepse dhe të mistershme. “Në qoftë se plotëson të gjitha dëshirat, vdes”, i mëson ajo, duke i treguar rrugën dhe hapur derën e një bote të pabesueshme dëshirash. Nën magjinë e tyre...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra