Domenico Losurdo (1941-2018) ka qenë filozof dhe historian italian. Ka dhënë mësim lëndën e Historisë së filozofisë në Universitetin e Urbinos. Losurdo është shquar në fushën e historisë së ideve, veçanërisht në kritikën radikale ndaj liberalizmit, kolonializmit dhe kapitalizmit, si dhe figurave kryesore të mendimit në Perëndim.
Mund të thuhet pa drojë se "Kundërhistori e liberalizmit" është ndër ata tekste që ofrojnë mundësi për ndryshime themelore të perspektivës mbi tema me rëndësi jetike për çdo lexues bashkëkohor.