Dritan Demiraj lindi në vitin 1969 në Tiranë dhe aktualisht banon në Michigan, SHBA. Ka marrë katër diploma në Akademinë Ushtarake Skënderbej, në Universitetin e Sporteve “Vojo Kushi” në Fakultetin Juridik dhe në Akademinë e Rendit Publik. Po ashtu, ka përfunduar mbi 40 specializime dhe mastera në fushën e çështjeve të sigurisë brenda dhe jashtë vendit. Ka udhëhequr disa misione paqeruajtëse në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. Po ashtu, është fitues i medaljeve në gara në disa sporte. Në karrierën e tij vlen të theksohet se ka qenë Ministër i Brendshëm në qeverisjen e përbashkët mes PD-së dhe PS-së në vitin 2017.
Dritan Demiraj është pedagog pranë Akademisë Ushtarake dhe Universitetit të sporteve dhe mban titullin Doktor Shkencash me punimin: Forcat Speciale nën një perspektivë të re luftimi bashkëkohor. Rast studimi Afganistani, - mbrojtur në Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë.
Demiraj shënon në karrierën e tij edhe mbi 30 botime enciklopedish, analizash, librash dhe manualesh. Së fundi ka nisur të shkruajë serinë me 12 libra rreth Al Qaedas dhe aktiviteteve të saj në Ballkan, Europë dhe kudo nëpër botë, të hedhura në qarkullim nga Botimet M&B. Ai është njohës i tre gjuhëve të huaja; anglisht, gjermanisht dhe italisht.
Në këtë libër, i dyti i një serie me 12 volume, flitet për historinë e Al Qaedas (AQ) në SHBA dhe Kanada, drejtuesit dhe operatorët kryesorë, shtetasit amerikanë të lidhur me grupet terroriste që bashkëpunuan me AQ, sulmet terroriste të AQ në SHBA
Në këtë libër, i treti i një serie me 12 volume, flitet për Al Qaedan (AQ) në Europë.
Në këtë libër, i pari i një serie me 12 volume, lexuesi do të njihet me fazat e zhvillimit të Al Qaedas (AQ) përgjatë pesë gjeneratave të saj.