Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi lindi në Tiranë, më 21 mars 1982. Që në fëmijëri ishte i qartë për atë që dëshironte të bëhej në të ardhmen dhe i shkoi realizimit të ëndrrës së tij deri në fund.


Studimet e larta i kreu në fushën e kantos, pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Më tej, vijoi karrierën si këngëtar i muzikës moderne, duke i dhuruar publikut shqiptar disa suksese.


Ndër vite, falë guximit dhe nevojës për të shfaqur të gjithë potencialin e tij, Ermali ka pasur një përvojë të suksesshme në disa fusha.


Prezantues, komedian, producent filmash, janë vetëm disa nga profilet ku e kemi parë të shfaqet. Rekordmen në kinema, me dy filmat më të shitur në Shqipëri “Dy gisht mjaltë” dhe “I LOVE TROPOJA”.


Së fundmi, misioni i tij është të ndihmojë të tjerët që të kuptojnë më mirë veten dhe ligjet e suksesit. Me trajnimin “Mendo, Ndrysho, Fito”, ai ka prekur dhe ka ndryshuar jetët e mijëra njerëzve.


Libri “Në garë me veten” vjen si një tjetër përpjekje e tij për të nxitur këdo që të zbulojë maksimumin e potencialit që fsheh brenda vetes.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    “Në garë me veten” vjen në formën e një udhërrëfyesi që mban plot mësime jete, të nxjerra nga një përvojë e gjatë dhe përballje sfiduese.  Në këtë libër do të zbuloni sekretet e mendjes që di të përballet me çdo vështirësi, dhe që çdo gur e përdor për të ngritur mure suksesi. Lëreni veten të lirë dhe niseni këtë rrugëtim me besimin se, më në fund, ka...

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër