FRANCESCO PICCOLO jeton dhe punon në Romë. Për Einaudi-n ka botuar: Ndarja e mashkullit (2008), Histori parëlindurish dhe fëmijësh të vetëm (2012), Perëndimor gazmor (2013) dhe Dëshira për të qenë si të gjithë (2013). Francesco Piccolo ka fituar Çmimin Strega 2014 me Dëshira për të qenë si të gjithë.
A mund të ekzistojnë lumturi të papërfillshme? E si mund t’i quash ndryshe ato kënaqësi të thekshme e ikanake që shënjojnë ditët tona, duke përflakur minutat si fijet e shkrepëseve në errësirë? Me shkreptima rrufeje, fshikullima kamxhiku dhe histori, Francesco Piccolo nxjerr cullak me një humorizëm të pamëshirë vetëtimat më verbuese të ngazëllimit,...