Eric-Emmanuel Schmitt

Eric-Emmanuel Schmitt lindi në mars të vitit 1960. Kreu shkollën e mesme në Lycée du Parc në Lion të Francës dhe më pas ndoqi studimet e larta në Paris (1980-1985). Ai mban titullin Doktor në filozofi. Është dramaturg, romancier, eseist dhe kineast. Brenda një dhjetëvjeçari, Eric-Emmanuel Schmitt është bërë një nga autorët frankofonë më të lexuar e më të pranishëm në botë. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në teatër, ai botoi një sërë romanesh dhe përmbledhje novelash. I vlerësuar sa nga publiku po aq edhe nga kritika, pjesët e tij teatrale janë nderuar me shumë çmime “Molier” si dhe e gjithë vepra e tij teatrale është vlerësuar me “Grand Prix” (për teatrin) nga Akademia Franceze.

Schmitt-i është vlerësuar gjithashtu me çmimin “Goncourt” (për novela) për “Concerto à la mémoire d’un ange”; çmimin e romanit historik, “Agrippa d’Aubigné”, për romanin “Gruaja në pasqyrë”; me çmimin e “Grands Espaces” për librin “Odiseja nga Bagdadi” etj. Veprat e tij janë përkthyer tashmë në 43 gjuhë të ndryshme dhe pjesët e tij teatrale luhen rregullisht në mbi 50 vende.

Në Akademinë Mbretërore të Gjuhës dhe të Letërsisë Franceze në Belgjikë, ai është ulur në kolltukun që dikur zinte Colette dhe Cocteau.

Nga Toena janë sjellë në shqip edhe vepra të tjera, si: “Gruaja në pasqyrë”, “Odetë Gjithkushi dhe histori të tjera” dhe “Oskari dhe zonja rozë”, vlerësuar me çmimet “Prix Chromos” në Zvicër dhe “Grand Prix Etranger” në Belgjikë.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?” Këtë vëzhgim goditës të trilleve të zemrës bën...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    "Gruaja ne pashqyre" është historia e tri grave që jetojnë në tri epoka të ndryshme. Ato kuptojnë se janë dhe ndihen ndryshe nga bashkëkohëset e tyre.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Në këtë vepër janë 4 tregime që flasin mbi dashurinë, hakmarrjen dhe faljen.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok
    I ri

    Julia, Anushka, Kolomba dhe Rafaela kanë lidhur një pakt për miqësi të përjetshme. Ato janë vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe dhe janë të etura për ta gjetur dashurinë e vërtetë. Secila prej tyre mban një ditar ku hedh padurimin, dëshirat, dashuritë, ëndrrat e veta. Por, si mund t’i shmangin tërmetet emocionale të shkaktuara çdo ditë nga prindërit e tyre?

    600 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra