Felix Timmermans [1886-1947] lindi dhe vdiq në Riel, Belgjikë, në moshën 61 vjeçare. Është një nga autorët më të rëndësishëm në historinë e letërsisë dhe artit të Flandrës. Romani “Palieteri”, vepra më e njohur e tij, është botuar për herë të parë në vitin 1916 dhe vazhdon të ribotohet edhe sot. Timmermans ishte shkrimtar, piktor dhe biograf. Timmermans, i nominuar tre herë për Çmimit Nobel për Letërsinë dhe “Palieteri”, vepra më e rëndësishme e tij e konsideruar si një himn për jetën, janë simbolet e qytetit të Lierit, në Belgjikë. Përveç shumë romaneve, tregimeve të shkurtra dhe poezive, Timmermans shkroi përralla, shënime udhëtimi, drama dhe biografi për artistë dhe personalitete të ndryshme. Librat e tij janë përkthyer në 28 gjuhë të ndryshme.
Por në kontrast me klimën e ashpër të kohës, gjallëria dhe hareja që pluskon në romanin “Palieteri”, tingëllojnë si një “odë” e vërtetë për gëzimin dhe kënaqësitë e jetës. Kjo vepër që më së shumti ngjason me një tablo ornamentalo - folklorike, është një himn për dashurinë, dhe arrin të depërtojë me elegancë në skutat e errëta të individit, duke e...