Akademike Floresha Dado lindi më 24 mars 1947, në Vlorë. Ka mbaruar studimet pë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1969 - 1982 ka qenë bashkëpunëtore shkencore në Sektorin e Letërsisë Shqiptare, pranë Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave.
Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë (1989-1993), dekane e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1992-1993), zëvendësrektore e Universitetit të Tiranës (2000-2003), themeluese dhe Drejtore e Shkollës Pasuniversitare “Studime Evropiane” (2001-2003).
Në vitin 1982 ngarkohet me rikonceptimin dhe ndërtimin e lëndës së re “Teoria e Letërsisë” pranë Katedrës së Letërsisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë. Hartuese, sipas koncepteve moderne, (në vitet ’90 e në vazhdim), e një fushe të re në studimet dhe nivelet tona universitare dhe pasuniversitare.
Në 1981 fiton gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, e konvertuar në vitin 1994 me gradën “Doktor”; në 1986 i jepet titulli pedagogjik “Docent”; në vitin 1995 fiton titullin “Profesor” dhe në vitin 2008 i jepet titulli “Akademike”.
Ajo u zgjodh akamdemike në vitin 2008, Seksioni Shkencat Shoqërore dhe Albanologjike. Ajo prej vitit 2015 deri në janar të vitit 2021 ka qenë kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Znj. Dado është përfshirë në reformimin e Akademisë së Shkencave si dhe është bashkëautore dhe anëtare e Redaksisë së Letërsisë për “Fjalorin enciklopedik shqiptar”, ASHSH (ribotim i përmirësuar, 2008, 2009).
Akad. Dado ka dhënë kontribute të vazhdueshme në këshilla shkencore të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë dhe në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë.
Anëtare e senateve të Universitetit të Tiranës, ajo ka mbajtur kurse pasuniversitare të teorisë se letërsisë dhe të kritikës letrare, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, si dhe leksione pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës, ligjërata në Universitetin e Europës Juglindore dhe në Universitetin e Tetovës.
Është autore dhe bashkëautore në tekste dhe leksione nga fusha e teorisë së letërsisë; autore e shumë referimeve në konferenca shkencore, brenda dhe jashtë vendit; hartuese e shumë artikujve (mbi 100), të botuar në organe shkencore dhe kulturore. Anëtare e Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor, pranë MASH (1989-2005).
Mbajtëse e ligjëratave në nivelin “Bachelor”, “Master” dhe “Shkolla Doktorale”, në Universitetin e Tiranës, Elbasanit. Udhëheqëse e shumë temave për nivelin “master” dhe “doktor shkencash”.
Njohëse e gjiuhëve anglisht, (italisht, frengjisht, rusisht-lexim), ajo ka punuar si studiuese e letërsisë shqiptare, specialiste e Teorisë së Letërsisë në Universitetin e Tiranës nga viti 1982 deri në vitin 2015.
Akademike Dado ka botuar mbi 100 artikuj teorikë dhe historikë në revista letërsie. Ajo është autore e librave:
-Jeta dhe veprat e A. Z. Çajupit. Tiranë: Akademia e Shkencave. 1983
-Proza nëpërmjet teknikave poetike. Tiranë: Toena. 1997
-Teoria letrare: Poezia. Tiranë: SHBLU. 1999.
-Intuita dhe vetëdija kritike. Tiranë: Onufri. 2006. ISBN 9992753064
-Sfida teorike e historiografisë letrare. Tiranë: Bota Shqiptare. 2009
-Letërsi e painterpretuar: Qasje teorike ndaj realizmit socialist. Tiranë: Bota Shqiptare. 2010.
-Andon Zako Çajupi: Jeta politike dhe veprat letrare: Monografi. Tiranë: Bota Shqiptare. 2012.
-Lexuesi “në kurth”: Eseistika e Ismail Kadaresë. Tiranë: Onufri. 2016.
-Identifikimi i poetikave Tiranë, Onufri 2016
-Postmodernizmi, - poetika e antirregullit”, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 2022
-Figura - personazh që shihet përmes fjalës, Tiranë, Onufri 2023
Pas refuzimit qe ju be letersise se realizimit socialist, Akademikja Floresha Dado hedh veshtrimin teorik mbi vepren e krijuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XX dhe merr ne shqyrtim qendrimet qe u artikuluan pas viteve ’90. Ky liber konsiderohet nga autorja si nje ftese per debat per “letraritetin” e te ashtuquajtures soc-realizem.
Lexuesi në kurth : eseistika e Kadaresë na spjegon mënyrat e reja të mendimit, jo aq përmes demonstrimit të plotë, por më tepër përmes intuitës reflektive, përmes kësaj fushe ideore të lirë dhe bredharake. Floresha Dado me këtë vepër ka sjellë një kontribut të ri të sajin jo vetëm në studimin e veprës së Kadaresë, por në gjithë fushën studimore të...
Ky tekst është një bazë solide për të ndërtuar gjykime të shëndosha profesionale mbi tiparet e romanit bashkëkohor shqiptar dhe raportin e tij me postmodernizmin. Madje, teksti shkon përtej, duke dhënë ndihmesë në kuptimin e postmodernizmit si fenomen edhe në artin, kulturën apo mendimin filozofik postmodernist në përgjithësi. Ky studim mund të shërbejë...
Permes nje analize te detajuar dhe kendveshtrimi origjinal, Akademike Floresha Dado ngre shqetesime te natyres shkencore mbi historine e letersise shqipe, pare nga perspektiva e studimeve te dy dekadave te fundit. Ky liber eshte nje ftese per debat ne mjedisin e studiuesve