I ndërtuar me një ironi të lehtë, që e ndihmon të thotë të vërteta shqetësuese mbi njerëzimin, me një buzëqeshje të natyrshme dhe pa e humbur sensin e masës, Përtej qytetit është romani i parë i përkthyer në Shqipëri i autorit dyzetvjeçar Erlend Loe, që sot është një nga shkrimtarët më popullorë norvegjez.