Elvira Dones është shkrimtare shqiptare që jeton dhe punon jashtë vendit. Është autore e disa librave që janë botuar në shqip, por edhe në anglisht, gjermanisht, polonisht, frëngjisht dhe italisht
Elvira Dones lind në Durrës e rritet në Tiranë. Fillon të drejtojë programe televizive në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare. Në vitin 1984 diplomohet për letërsinë angleze e shqipe në Universitetin shtetëtor të Tiranës.
Në vitin 1988 largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Zvicër. Në 1997 boton romanin e saj të parë, “Dashuri e huaj” (përkthyer në gjuhën italiane me titullin “Senza bagagli”).
Në tokë helvetike shkruan nëntë vepra narrative (shtatë romane e dy vëllime me tregime); skenarë filmash për kinemanë e televizionin; realizon si gazetares-regjisore një sërë dokumentarësh televizivë.
Në periudhën 2004-2015 Elvira Dones jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye në Ëashington D.C. e më pas në Kaliforni, në zonën e San Francisco-s.
Në fund të vitit 2015 kthehet në Zvicër. Elvira Dones lëvron letërsinë në gjuhë shqipe e italiane. Vepra e saj letrare është përkthyer në disa gjuhë.
Ngjarjet e romanit Hana të Elvira Dones duket sikur nuk shkojnë përtej asaj çka mund ta quajmë historia e një burrneshe një procesi të dyfishtë transformimi të një qenieje njerëzore diku në Malësinë e Veriut.
Një botim me një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë autorja si përralla moderne.
Sikur të mos ishte gjithçka kështu si është, ..., do të kisha shumë toka për të ëndërruar; e do të kisha shumë letra për tu nisur nëpër botë njerëzve që nuk i kam parë kurrë; kam ulërima për tia përplasur këtij tavani gjithë njolla igrasie, por rri e mbytem këtu mes avujve të buzëqeshjes sime prej fantazme e vetëm një elektroshok do të më shpëtonte nga e...
Ndoshta për herë të parë në një roman lufta na duket shumë afër normalitetit tonë: normalitetit të nejrëzve që jetojnë në Perëndimin modern, ku mund ti telefonohet një mikeshe në Nju-Jork, një të afërmi në Zvicër. Dhe ku, nëse mungon drita, nuk është e thënë që kjo të ndodhë sepse janë duke ardhur për të na marrë, një nga një, shtëpi më shtëpi.