Dr. Denisa Hoxha është mjeke në fushën e Psikiatrisë dhe Psikoterapisë, të cilat janë edhe pasioni i saj. Dr. Denisa filloi studimet në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ku për herë të parë u magjeps nga misteret e mendjes njerëzore. Gjatë studimeve u bë pjesë e një prej studimeve të para në Shqipëri mbi Depresionin Post-Partum duke bashkëpunuar me Spitalin Universitar Tor Vergata në Romë. Pas diplomimit përfundoi licencimin e saj në Universitetin Tor Vergata në Romë.
Ky ishte një hap i rëndësishëm i cili i hapi dyert për përvoja të reja profesionale në Itali ku filloi dhe karriera e saj. Më vonë, Dr. Denisa u transferua në Gjermani ku vazhdoi specializimin në fushën e Psikiatrisë edhe psikoterapise duke e konsoliduar veten si eksperte në këtë fushë.
“Fuck Kritika! Shkëlqe me vetëbesimin tënd!”, është libri i parë i Dr. Denisa Hoxha.
SE SHPEJTI - "Fuck Kritika, Shkëlqe me Vetëbesimin Tënd" nuk është thjesht një udhërrëfim, por një udhëzues për një jetë të re. Pas çdo faqje, do të zbuloni më shumë rreth vetes tuaj dhe do të ndërtoni një vetëbesim të ri që do të ndriçojë në çdo aspekt të jetës suaj. Ju jeni një yll që pret të shkëlqejë, dhe kjo është ftesa juaj për të filluar atë...