Esther Perel

Esther Perel, psikologe dhe autore e librave të shumëshitur, njihet sotsi zë me ndikim në fushën e marrëdhënieve dhe të lidhjeve moderne.

Esther Perel, psikologe dhe autore e librave të shumëshitur, njihet sotsi zë me ndikim në fushën e marrëdhënieve dhe të lidhjeve moderne. Perel-i flet rrjedhshëm nëntë gjuhë të huaja, drejton një klinikë psikoterapeutike në NjuJork dhe punon si këshilltare e jashtme për disa nga shoqëritë më të mëdhanë botë. Fjalimet e saj në TED kanë pasur mbi 20 milionë shikime. Libri i saj i parë, Mating in Captivity: Unlocking Erotic Intelligence, u kthye në fenomen dhe u përkthye në 24 gjuhë të botës. Perel është botuar në The New York Times, The Washington Post, The WallStreet Journal, Le Monde, The Guardian, The New Yorker dheVogue. Ajo është e ftuar e përhershme në shfaqje radiofonike dhe televizive, përfshi Brian Lehrer Show të NPR, Oprah, The Today Show, Dr. Oz dhe The Colbert Report. Përveç praktikës terapike të saj 30-vjeçare në Nju-Jork, Perel është një mësuese dhe spikere shumë e njohur në të gjithë botën.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra