Erina Çoku është autore e pesë vëllimeve poetike: “Krahë s’kanë engjëjt e mi” (“Toena”, 1997), “Gjurma e gjethes” (“Botimet WestPrint”, 2011) dhe e trilogjisë poetike “Frymë” (“Botimet Jozef”, 2022) që përfshin tri vepra: “Fill”, “Rrëfime të vogla për shenja të mëdha” dhe “Jemi gjallë gjer në mbrëmje”.
Poezitë dhe e shkrimet e saj janë publikuar në mjaft revista, antologji dhe mediume të ndryshme letrare. Ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme poetike, si dhe ka pasur një bashkëpunim artistik (si krijuese dhe redaktore) për tekstet përshkruese të pikturave të artistit italian Luca Morici paraqitur në ekspozitën “Il dolore” (Dhimbja), 2012.
Ka mbaruar shkollën e mesme “Pjetër Budi” në Burrel (1994-1998) dhe studimet e larta për Gjuhë-Letërsi (profil Gjuhësi), në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës (1999-2003). Profesioni i saj është redaktore.
Fill” dëshmon rënien e krijesës në ujë dhe daljen e saj në breg shëndoshë e mirë, me ndihmën e një filli që përgjatë udhëtimit, lundrimit, betejës merr forma e rëndësi të ndryshme, por mbetet gjer në fund shpëtimtar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë poezia shqipe nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023.
“Jemi gjallë gjer në mbrëmje” matet me kohën e pakohë të jetës dhe plotëson, por nuk e mbyll udhëtimin e frymës në tempujt që i kemi gjithmonë me vete: trupin, shpirtin dhe hapësirën mes tyre. Një udhëtim i vetëdijshëm përbrenda, i zhvilluar në kohë paqeje e kërkimi shpirtëror: kohë kur plagët shkaktuar prej furtunave (tashmë të mbyllura) vijojnë të...
“Rrëfime të vogla për shenja të mëdha” shenjon kapjen pas jetës, frymës dhe tregon se gjithçka prekim e na prek lë shenjë në ne (e anasjellë).