Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë dhe është autore e disa librave me temë historike rreth origjinës së shqipes dhe shqiptarëve
Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë dhe është autore e disa librave me temë historike rreth origjinës së shqipes dhe shqiptarëve. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja. Ka botuar librin "Albanët me famë në mijëvjeçar" që flet për shqiptarët me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Libri "Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane" është libri i dytë i autores. Ai flet për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne. Ka shkruar edhe libra te tjere per rolin e Austro-Hungarise per krijimin e shtetit shqiptar, misionin e Princ Vidit ne Shqiperi ne vitet 1913-14, etj. Aktualisht, eshte pedagoge ne Universitetin Aleksander Moisiu ne Durres.
Ky libër rrokë rrugëpërshkrimin nga Troja e lashtë deri në ditët tona të banorëve që jetojnë në trevat e sotme të shqiptarëve. Libri ndërtohet mbi studimin që autorja ka bërë në lidhje me rrënjët e shqiptarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore. Autorja i shikon shqiptarët si krijuesit dhe drejtuesit e perandorive të mëdha, që nga Aleksandri...
Në studim trajtohet komplet lufta e Trojës, nga fillimi deri nw mbarim vetwm nga aspekti njerëzor, duke lënë mënjanë mitet dhe hyjnitw. Ky është studimi i parë i këtij lloji për këtë luftë në Shqipëri por nga ky këndvështrim edhe nw rang ndërkombetar.
Ky studim sjell shumë informacion të reja te pabotuar me parë. Teza e prejardhjes pellazgo-ilire ka një rëndësi te jashtëzakonshme dhe ka qenë e pranuar gjate gjithë kohës, nga autorët e huaj, por e lënë nën hije me qellim nga historiografia komuniste shqiptare.
Studiuesja Elena Kocaqi pretendon se ky dokument qe vjen ne kete liber ndryshon historinë e shqipes se shkruar, pasi ajo merr një pozitë me te vjetër, sesa kjo qe ne njohim deri me sot.
Në këtë libër trajtohet roli i ilirëve në krijimin e kombeve të Evropës, si dhe roli i gjuhës shqipe në lindjen e gjuhëve evropiane. Pra katër janë tezat që diskutohen: Substrakti pellazgo-ilir i Evropës prehistorike dhe antike: Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke përfshirë atë romake dhe atë para-greke dhe antike-greke: Origjina ilire...
Ky është studimi i parë në Shqipëri pas 100 vitesh për administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Në libër trajtohet konflikti Austri-Italia për Vlorën dhe për integritetin e Shqipërisë politike në fillim të kësaj lufte. Vlora konsiderohej për Austrinë, me e rëndësishme se e gjithë Serbia, madje quhej porti me i rëndësishëm...