Romani “Dyzet letra dashurie” nuk është thjesht një rrëfim dashurie, por trajton disa aspekte të marrëdhënieve njerëzore dhe në mënyrë të veçantë raportet e këtyre marrëdhënieve në një familje.
Me gjuhë të zgjedhur, me një sintaksë që tirret lehtësisht, me fjali e fraza që shkasin dhe shkojnë butë e ëmbël te kuptimësitë që mëtojnë të shprehin. Vende-vende, jo si qëllim në vete, proza e Fatmira Aliajt merr ngjyrat e poezisë, gjithmonë duke i mbetur rreptësisht besnike të shprehurit në prozë.