Elektra Haxhia Çapaliku ka lindur në Shkodër më 1964. Ka studiuar në Universitetin e Shkodrës, Fakulteti i Mësuesisë. Prej vitit 1998 jeton në Tiranë. Ajo ka punuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës për disa vite dhe që nga viti 2008 punon në Bibliotekën e Parlamentit Shqiptar. Në vitin 2011 mbaroi studimet Master në Shkencat Bibliotekonomike. Elektra Haxhia Çapaliku ka botuar librat: "Në tavolinë me Koliqin" (2002) dhe "Ex libris Scodrae" (2011).
Autorja Çapaliku e nis rrëfimin me historinë e Shkodrës në periudhën ilire e më pas me principatën e Arbrit.