
Donna Tartt është tregimtare dhe rimanciere e njohur amerikane, fituese e çmimit Pulizer në letërsi dhe e disa çmimeve të tjera letrare brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është shpallur nga revista Time si një nga 100 personat më me ndikim. Vepra më e suksesshme e Tartt është “Gardalina” e cila i dha sukses në nivel ndërkombëtar.
Donna Tartt është shkrimtare amerikane, autore e romaneve “Historia sekrete”, Miku i vogël” dhe “Gardalina”. Ajo ka fituar çmimin letrar të WH Smith me librin “Miku i vogël” në vitin 2003 dhe çmimin Pulitzer në prozë për romanin Gardalina në vitin 2014. Në kriijimtarinë e Tartt janë edhe disa vëllime me tregime.
Dona Tartt ka lindur më 23 dhjetor 1963 në Greenwood Mississipi dhe është e diplomuar në Universitetin e Mississipit. Ajo është e ndikuar nga shkrimtarët Charls Diksens, Gerge Orwell, J. D. Salinger. Revista Time e ka zgjedhur mes 100 personaliteteve më me ndikim të kohës tonë.

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar
Një nga 100 librat mister & triller më të mirë të të gjitha kohëve nga shkrimtarja fituese e çmimit “Pulitzer”, Donna Tartt
Një libër i destinuar të bëhet një lloj i veçantë klasiku. Ngjarjet zhvillohen në Aleksandri, Misisipi, ku një djalë i vogël me emrin Robin Kleve Dyfresnes gjendet i varur në një pemë, në oborrin e shtëpisë...