Federico Andahazi u lind në vitin 1963 në Buenos Ajres. Babai i tij Bela Andahazi, poet dhe psikoanalist hungarez kishte emigruar në Argjentinë. Është diplomuar në Psikologji në Universitetin e Buenos Ajresit. E ka ushtruar profesionin e tij për disa vite dhe ndërkohë është marrë dhe me letërsi. Librin e parë, —sipas vendimit të autorit ende i pabotuar— e ka përfunduar në vitin 1989. Është një nga shkrimtarët bashkëkohorë argjentinas, veprat e të cilit janë përkthyer në një numër të madh gjuhësh në gjithë botën. Librat e tij janë botuar nga shtëpitë botuese më me emër, si: nga Doubleday, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Transworld në Angli, nga Laffont në Francë, nga Frassinelli në Itali, nga China Times në Kinë, nga Kadokawa në Japoni, ngaKrüger në Gjermani, dhe nga dhjetëra shtëpi të tjera botuese në vende të ndryshme.
Budapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift...