Ethem Ruka ka lindur më 8 dhjetor 1947 në Tepelenë. Në vitin 1961-1965 kreu shkollën pedagogjike "Pandeli Sotiri" në Gjirokastër. Në vitet 1967- 1971 kreu studimet universitare në degën Biologji - Kimi pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në mbarim të studimeve universitare u emërua pedagog në Katedrën e Zoologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore. Në vitin 1978 filloi studimet pasuniversitare pranë Universitetit "Pierre et Marie Cyrie" në Paris të cilat i finalizoi me Diplomën Doktor i Ciklit të tretë në fushën e biologjisë. Në vitin 1983 kthehet sërish në Universitetin e Tiranës dhe emërohet përgjegjes i Katedrës së Fiziologjisë dhe Biokimisë në Fakultetin e Shkencave Natyrore. Gjatë viteve 1983- 1992 ai mbron një doktoratë të dytë në Tiranë
Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale, Prof. Dr. Ruka ka dhënë kontributin e tij si në fushën akademike ashtu dhe në shërbim të sektorit publik, nga ku në vitet 1992 -2005 dhe 2009-2013 është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Prof.Dr. Ruka ka qenë Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitet 1997-2001, Minister i pare i Mjedisit në vitet 2001-2002, Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në vitin 2002-2003, dhe sërish Ministër i Mjedisit në vitin 2003-2005.
Ai është autor i shumë studimeve të karakterit shkollor, universitar dhe akademik. Në bibliografinë e punimeve të tij numërohen mjaft botime shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe është autor/bashkëautor i disa teksteve mësimore. Mes titujve të shumtë përfshihen edhe librat “Biologjia, - shkenca e jetës”, “Transhumanizmi” si dhe tekste për nxënësit e shkollave të mesme.
Botimi “Biologjia, shkenca e jetës”, është krijuar në 57 kapituj të organizuar në shtatë pjesë kryesore. Ky botim është një përpjekje shumëvjeçare që ngjiz në një të vetëm pasionin profesional dhe këmbënguljen për t’i ofruar një gjenerate të re biologësh, biotenologësh, mjekësh, farmacistësh, stomatologësh.
Prof. Ethem Ruka vjen me nje reflektim te thelle per gjendjen e qenies njerezore ne ditet tona dhe prespektiven e saj. Ai ngre shume ceshtje ne kete liber qe nga zanafilla dhe deri me sot: A mund ta shkruajmë librin e jetës?