Romani rrëfen gruan, Martina Gjonbardh Gjuraj, që jetën, përveç vuajtjesh e hidhërimesh të shumta që ia mbillnin në shpirt, për ta lodhur, asgjësuar, e kaloi në një dyshim brerës që edhe e lumturonte, edhe e trembte deri në palcë.
Margarita Renci, personazhi kryesor, një grua që e jetoi jetën në pjesën më të madhe në dy emra të tjerë, pa ditur identitetin e saj të vërtetë, ka shkruar jetën e vet një shkrimi që merr trajtën e një romani, që nuk po e mbyllte fundit, si të priste t’i ndodhte, jo ta sajonte.