Romancieri gjerman Erih Maria Remark, një ndër shkrimtarët më të suksesshëm të shekullit të njëzetë
Erich Maria Remark lindi në 22 qershor 1898 në Osnabryk të Gjermanisë. Një vit, pasi kishte filluar kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 shkruhet në ushtri. Plagoset nga një granatë në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë. Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën.
Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück. I jepet medalja "Ylli i Ferrit", klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje.
Në 29 janar të vitit 1929, publikohet si libër "Asgjë e re nga fronti i perëndimit" në Berlin. Ndërkohë punon për dy vepra paralelisht. Në 29 prill vjen shfaqja e parë e filmit "Asgjë të re nga fronti i perëndimit" me regji të Leëis Milestone, i cili për herë të parë shfaqet në Gjermani në muajin dhjetor. Ka reagime nga nacional - socialistët e Gjermanisë të udhëhequr nga Joseph Goebbels.
Filmi ndalohet dhe çohet për kontroll në Berlin. Në vitin 1931 propozohet për Çmimin Nobel për paqen. Një vit më vonë fillon punën për një nga kryeveprat e tij "Tre shokët".Në 10 maj ndalohen të gjitha librat e Remarkut në Berlin dhe në nëntor policia konfiskon "Asgjë e re nga fronti i perëndimit". Në vitin 1938 publikohet në gjermanisht "Tre shokët" në Amsterdam dhe në 20 maj vjen shfaqja e parë kinematografike e këtij romani me regji të Frank Borzage.
Në 4 korrik çatdhetarizohet nga Gjermania dhe disa muaj më vonë edhe bashkëshortja e tij Ilse Jutta Zambona. Nis punën për "Harkun e Triumfit". Në shtator të vitit 1939 shkon në Los Angelos ku do të nisë një histori dashurie me Marlene Dietrich. Atje njihet me Greer Garson, Orson Ëelles, Igor Straëinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtëanger, Emil Ludëig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Ëolff e Brigitte Neuner - Ëolff dhe shumë artistë të tjerë emigrantë.
I jep fund lidhjes së ngushtë me Marlene Dietrich dhe disa muaj më vonë do të krijojë një lidhje të shkurtër me Greta Garbo. Në shtator të vitit 1942 zhvillon një takim me zv/ presidentin amerikan Wallace për të diskutuar mbi një aksion të mundshëm anti - fashist. Në tetor të vitit 1943 vendoset përfundimisht në New York.
Në 15 dhjetor Elfriede Remarque (e motra) dënohet me vdekje nga Gjykata Naziste për "sabotim" dhe vritet në Berlin, lajm të cilin shkrimtari e mësoi dy vjet më vonë.
Në 25 gusht 1944 përfundon versionin e parë të "Harkut të Triumfit", i cili botohet në muajin dhjetor në Neë York dhe disa muaj më vonë edhe në gjermanisht. Shumë shpejt fillon të punojë mbi romanin "Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur". Është koha kur shëndeti i tij fillon të lëkundet. Fillon mjekimet dhe mëson se ka diabet.
Në janar të vitit 1952 botohet romani "Shkëndijat e Jetës" në New York, ndërsa në gjermanisht botohet në muajin korrik. Në dhjetor fillon punën mbi romanin tjetër "Obelisku i Zi", i cili botohet në vitin 1956. Interpreton rolin e mësuesit në filmin e bazuar mbi romanin e tij "Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur".
Në vitin 1962 boton "Qielli nuk ka preferenca", ndërsa dy vjet më vonë "Një natë në Lisbonë". Në 25 prill të vitit 1967 i jepet "Großes Verdienstkreuz", Medalia e vlerave më të larta nga Republika Federale e Gjermanisë. Në 25 shtator 1975 vdes në klinikën Sant'Agnese në Locarno.
I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur “për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta”.
Nje tjeter liber i Erich Maria Remarque vjen ne gjuhen shqipe; “Duaje tjetrin”, nen perkthimin e Marzela Çelanji dhe i botuar nga Fan Noli
Nje tjeter veper e Remarkut vjen ne shqip per lexuesit dhe te pasionuarit pas vepres se tij. Gem sjell nje tjeter realitet dhe tematike nga ato qe njohur nga ky autor i famshem i shekullit te XX, te rrefyer mjeshtrisht nga Remarku.
Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin. Komente mbi librin "Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij."...
Janë të rrallë shkrimtarë që kanë lënë thesare të tilla për fatet e njeriut në kohë lufte dhe herezie siç ka bërë shkrimtari gjerman, Erih Maria Remark. Në kulmin e histerisë naziste, ku jeta nuk kishte vlerë dhe tragjikja ishte pjesë reale mes njerëzve, autori ka sjellë himne të mrekullueshme. Edhe ky set është ideuar për ata që janë dashuruar marrëzisht...
Në romanin Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur E.M.Remarque ngrihet kundër idesë së "luftës totale". Në të, ai zbulon barbarinë që shkakton ushtria gjermane, tashmë e verbuar plotësisht nga propaganda hilteriane
Historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës. Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur është një nga veprat më të rëndësishme të Remarkut, që u bë objekt i një ekranizimi të shkëlqyer kinematografik më 1958, ku shfaqet edhe vetë Remarku, në rolin e profesorit të vjetër, kundërshtar i regjimit nazist.
Ky roman eshte vleresuar si si nder me te miret nga Erich Maria Remarque. "Nje nate ne Lisbone sjell një rrëfim tronditës mbi trimërinë dhe mizorinë, guximin dhe vdekjen, në të cilin çmimi i dashurisë i kalon të gjitha masat dhe trashëgimia e së keqes është e pafundme
"Bota ka një shkrimtar të madh, Erich Maria Remarque. Ai është mjeshtër i rangut padyshim të parë, njeri që mund ta lakojë gjuhën sipas vullnetit. Nëse ai shkruan për njerëzit apo të natyrës së qetë, prekje e tij është e ndjeshme, e fortë dhe e sigurt." Times Book Review The New York
509 është një i burgosur politik në një kamp gjerman përqendrimi. Për 10 vjet me radhë ka mbijetuar në kushtet më të paimagjinueshme. Gati duke vdekur, ai sërish e ndjen se fundi i luftës është afër. Nëse ai dhe mjeranët e tjerë që jetojnë nëpër baraka arrijnë të mbahen edhe pak, vuajtjet e tyre nuk do të shkojnë kot.
Ky është një roman ky shtrohet thelbësisht problemi i vlerës së jetës. Jeta është e paçmuar. Ajo nuk ka çmim. Dhe ne të gjallët nuk mund ta vlerësojme atë, përderisa jemi veçse pjesëza të jetës dhe lastarë. Jeta-është Zoti. Ne nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë jetën. ..."
Ky libër sjell një anë të ndjeshme private, por edhe plot pasion të Remarkut: Në të janë përfshirë letrat që ai ia dërgon të dashurës së tij Marlene Detrich. Janë të rrallë ata që shkruajnë me ndjenja kaq të ngrohta dhe të brishta për dashurinë sesa Remarku
Shkruar nga romancieri gjermano-amerikan Erich Maria Remarque, ky libër kryesisht tregon historinë e një grupi çifutësh të detyruar në mërgim në Shtetet e Bashkuara.
Kryevepër botërore, që nuk mbahet vetëm si himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa interes midis shokësh, por konsiderohet si një nga historitë më të bukura e mallëngjyese të dashurisë. Mahnitës! Vepra më e mirë e një prej autorëve më të shquar të brezit të humbur, përkrah Heminguejit. Një dramë dashurie dhe miqësi e ngushtë shokësh, që...
Dashuria e lexuesve për Remarkun ka nisurm e këto tre thesare që janë pjesë e këtij seti. Prandaj, këto janë librat e përzgjedhur për ata që duan të futen në botën e këtij shkrimtari të madh: “Harku i triumfit”, “Tre shokët”, Obelisku i zi”.