Lee Seung eshte nje nga emrat me te njohur te letersise bashkekohore koreano-jugore, fitues i disa cmimeve kombetare dhe nderkombetare ne artin e rrefimit
Leila Slimani është lindur në vitin 1981 në Rabat të Marokut. Nga mosha 18-vjeçare jeton në Paris. Është autore e një romani të parë tejet të mirëpritur, “Në kopshtin e gogolit”. Për romanin e saj të dytë, “Këngë e ëmbël” të pritur vetëtimthi nga lexuesi dhe kritika franceze, është nderuar me çmimin “Goncourt, 20016”. Më pas do të nderohet edhe me çmime të tjera, siç është çmimi i lexuesve i revistës Elle, Grrand Prix des lectrices 2017.
Lekë Sokoli është pedagog në fushën e sociologjisë dhe autor i disa librave në këtë fushë. Me botimet dhe kërkimet e tij, si dhe drejtimin e revistës dhe Institutit të Sociologjisë, ka dhënë një kontribut të çmuar për zhvillimin e kësaj disipline dhe shqyrtimin e fenomeneve shoqërore në vend.
Lena Manda ka studiuar për edukatore, ka punuar gazetare dhe më pas ka shkruar disa libra të cilët janë pëlqyer nga lexuesit në Greqi dhe më gjerë
Leo Buscaglia është autor dhe sociolog i famshëm amerikan i shekullit të XX. Ai ka lindur në vitin 1924 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1998. Nga Buscaglia është përkthyer në shqip libri “Dashuri” dhe “Çifti i dashuruar”.
Leonora Laçi, ka lindur në vitin 1992 në Shkodër. Mbaroi studimet universitare gjatë viteve 2010 - 2013 në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në profilin histori dhe i vazhdoi studimet e thelluara në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Histori-Filologji gjatë viteve 2013 - 2015, ku mbaron me rezultate të larta Masterin Shkencor. Gjatë studimeve vepron aktivisht dhe duke u angazhuar politikisht.
Merret me publicistikë dhe shkrime të karakterit historik, ku mjaft shkrime janë botuar në gazetat: Bota Sot (Zvicër), Sot (Shqipëri), Dielli (SHBA), 55 (Shqipëri), Telegraf (Shqipëri), shqiptarja.com (Shqipëri) si dhe në revista te ndryshme me karakter historik, fetar e kulturor si: "Jeta Katolike", "Kuq e Zi", "Dielli Demokristian". Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit. Është Sekretare e Përgjithshme në Shoqatën "Trojet e Arbrit" me qendër në Kosovë, nga viti 2014 deri tani, si dhe koordinatore për Shqipërinë, Malin e Zi, Çamërinë dhe Maqedoninë.
"Emigracioni politik shqiptar ne vitet 1944-1955", është vepra e parë e saj, por shumë shpejt do dalë me të tjera studime. Aktiviteti i saj në ecejaket e pareshtura në hulumtimet nëpër arkiva sa në AQSH, AMPJ dhe AMPB, nuk përfundon këtu, por do të vazhdojë me seriozitet duke ju përmbajtur së vertetës.
Leon Tolstoi lindu më 9 shtator 1828 në Jasnaja Poljana në një familje fisnikësh. U rrit dhe u edukua pranë natyrës. Studioi në Universitetin e Kazanit. Punoi shumë kohë mësues dhe u mor me bujqësi. Përvojat njerëzore dhe vëzhgimet e holla e bënë atë mjeshtrin e rrëfimit në të gjithë letërsinë botërore, falë trashëgimisë së jashtëzakonshme që na ka lënë me vepra të tilla si “Ana Karenina” apo “Lufta dhe paqja”
Lewis Carroll lindi në vitin 1832. Ai është poet, romancier dhe matematikant anglez. Lindi në vitin 1832. U nda nga jeta më 14 janar 1898. Lexuesi e njeh për librin “Liza në botën e çudirave”.
Liane Moriarty është autorja e pesë romaneve për të rritur: “Tre dëshira”, “Përvjetori i fundit”, “Ç’harroi Liza”, “Historia e dashurisë së hipnotizueses” dhe “Sekreti i bashkëshortit”. “Sekreti i bashkëshortit” është renditur i pari në listën e librave më të shitur të “The New York Times-it”. Ai ishte libri më i shitur në Britaninë e Madhe dhe po ashtu Libri më i Shitur në Amazon për vitin 2013. Romani numëron miliona kopje të shitura në mbarë botën, do të ekranizohet si film dhe do të përkthehet në mbi 35 gjuhë të botës.
Liana jeton në Sidneji me bashkëshortin, djalin dhe vajzën.
Lindita Arapi, autore dhe gazetare e Deutsche Welles ka botuar disa libra në prozë e poezi
Liridon Mulaj ka lindur nё Fushё- Arrёz. Poeti që gjithnjë e më tepër po tërheq vëmendjen e dashamirësve të librit dhe letërsisë me krijmtarinë e tij në poezi dhe prozë ёshtё autor i tre veprave të mirëmpritura nga lexuesi dhe kritika, si romani “Mos harro të më kujtosh”, “Kёrkohet njё vrasёs”, “I pakuptuari”.
Lisa Brennan-Jobs, (17 maggio 1978) është e bija e bashkëthemeluesit të Apple-it, Steve Jobs dhe artistes Chrisann Brennan. Për shumë vjet, i ati ia mohoi atësinë, duke shpënë kështu në gjyqe dhe spekulime pa fund. Më në fund, babë e bijë u pajtuan. Lisa Brennan-Jobs ka punuar si gazetare në revista të ndryshme.
Lisa Genova ka marrë titullin “Doktor” në neuroshkencë nga Universiteti i Harvardit dhe është autore e suksesshme e librave “Left Neglected”, “Love Anthony”, “Inside the O’Briens” dhe “Every Note Played”.
LISA WINGATE ka qenë gazetare, është folëse frymëzuese dhe autore e më shumë se dymbëdhjetë romaneve tepër të shitur. Punët e saj kanë fituar apo janë përzgjedhur për shumë çmime, përfshi çmimin letrar “Pat Konroj Sauthern”, çmimet “Oklahoma”, “Karol” dhe “Kristi”, si dhe çmimin “RT Rivjuërs”. Jeton në Uaçita Mauntins, në Arkansasin Jugperëndimor.
Në Living do të gjeni gjithçka për Kuzhinën, Modën, Bukurinë, Estetikën, Udhëtimet, Peshkimin, Kopshtarinë dhe Dekorin e Shtepivë
Liz Pichon ka qenë e pasionuar pas artit në shkollë, është bërë dizajner dhe drejtuese arti në Jive Records dhe më pas nisi të publikojë libra për fëmijë. Pas botimit të librit Bota brilante e Tom Gates në Britaninë e Madhe fitoi disa çmime prestigjioze në letërsinë për fëmijë duke përfshirë çmimin Roald Dahl, Çmimin e Librit për Fëmijë nga Waterstone dhe çmimin “Blue Peter Book”. Pichon jeton në Brighton në Angli bashkë me familjen e saj
“Pa frymë” është romani i parë i Lorenco Amurri-t, finalist i çmimit "Strega" (2013) dhe fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, në vitin 2015. Autori ka botuar edhe një tjetër rrëfim autobiografik Perché non lo portate a Lourdes?. Ai ndërroi jetë në vitin 2016, në moshën 45-vjeçare, pasi jetoi për pothuajse 20 vjet si paraplegjik.
“Ishte 12 janari. Isha 26 vjeç. Librin nisa të shkruaja shumë më vonë. Desha të shkruaja për shumë arsye. E para, sepse njerëzit “normalë” nuk e dinë mirë se çfarë fshihet pas një personi në karrocë. Për shembull, nuk e dinë që vetë karroca është një çmim. Që të arrish aty duhet të lodhesh, duhet punë dhe nuk është e thënë që ia del. Ditën në të cilën arrin të ulesh, duket absurde kjo që po them, por është dita kur ke filluar të fitosh.”
Nga një intervistë e autorit me Vanity Fair
Luan Rama është kineast, studiues arti, publiçist, shkrimtar, përkthyes dhe ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar Shqipërinë edhe në UNESCO.
Lucinda Riley lindi në Irlandë. Pas karrierës si aktore filmash, teatri dhe televizioni, shkroi librin e parë në moshën njëzetekatërvjeçare. Librat e saj janë përkthyer në më tepër se tridhjetë gjuhë dhe kanë shënuar mbi trembëdhjetë milionë kopje të shitura në mbarë botën. Ajo është autore bestseller e Sunday Times dhe New York Times.
Lucrezia Scali ka lindur në Monkalieri në vitin 1986 dhe disa vjet më vonë, është transferuar në Torino. Dashuria për kafshët e nxiti të vazhdonte Fakultetin e Veterinarisë në Gruljasko, ku vazhdon ende studimet. Që nga viti 2012, ajo ka edhe një blog të vetin: Libri që rreh (Il libro che pulsa).
Ludwig von Mises eshte ekonomist, filozof dhe mendimtar austriak i shekullit te XX. Ai eshte perfaqesues i ideve liberale, dhe themelues i shkolles se Vjenes ne fushen e mendimit ekonomik
Gazetar i Gazzetta dello Sport. Prej vitesh shkruan libra të suksesshëm për fëmijë. Gjithashtu. ka shkruar edhe romane për të rritur. "Perse më quajnë Xhovanr ka fituar çmime të shumta dhe ka frymëzuar filmin dokumentar, "lo ricordo", prodhuar nga indiana Production për Fondacionin ''Progetto Legalitë", si përkujtim për Paolo Borsellino-n dhe të gjitha viktimat e mafias.
Ugolini lindi në Bertinoro në 8 shtator 1895. Studimet i kreu në Universitetin e Bolonjës për Arkeologji. Kryesues i misionit arkeologjik që zbuloi sitin arkeologjik të Butrintit, Ugolini është autor i veprave te tjera si Shqiperia Antike, Malta: Origjini e Qytetërimit Mesdhetar
Luigi Pirandello është dramaturg, novelist, poet dhe mjeshtër i tregimit të shkurtër. Ai lindi më 28 qershor 1867 në Itali dhe u nda nga jeta më 10 dhjetor 1936. Në vitin 1934, Pirandello fiton Çmimin Nobel në Letërsi “për rigjallërimin e dramës”. Veprat e Pirandello përfshijnë romane, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave në dialektin sicilian.
Lindi në veri të Kilit në 1949, u detyrua të braktiste atdheun për shkak të përfshirjes së tij në aktivitetet politike gjatë lëvizjeve studentore, e cila përfundoi në burgosje nga regjimi i gjeneralit Pinoçet. Për shumë vite udhëtoi nëpër Amerikën Latine dhe Europë, duke punuar në vende të ndryshme. Që nga 1997 Sepúlveda ka jetuar në Gijon, Spanjë. Ky autor ka fituar çmime të panumërta letrare.
“Letërsia është mënyra më e mirë për të zhdukur kufijtë, për të harruar, për të bërë të mundur që njeriu të udhëtojë lirisht në territoret e imagjinatës, në atë territor që nuk njeh as kufij as atdhe”.
Idealit të një letërsie si mision - në mbrojtje të më të dobtëve, të të harruarve të kësaj bote të plagosur - nga këto është frymëzuar Luis Sepúlveda, i konsideruar tashmë si një autor mit i letërsisë amerikano-jugore.
Luka Bekavac, lindur në Osijek, Kroaci, në vitin 1976, është shkrimtar, përkthyes dhe teoricien letërsie. Ai jep mësim në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zagreb dhe shkruan vazhdimisht artikuj për filozofinë, letërsinë e krahasuar dhe muzikën në gazeta e revista kulturore me emër. Romanet e tij, Drenje (2011) dhe Viljevo (2013), janë kandiduar për një sërë çmimesh kombëtare. Në vitin 2015, romani Viljevo u nderua me Çmimin Europian të Letërsisë për Kroacinë.
Luljeta Lleshanaku lindi më 1968 në Elbasan, dhe u rrit në një familje në internim. Ajo është një ndër poetet bashkëkohore shqiptare. Lleshanaku ka studiuar letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ishte redaktore në revistën javore Zëri i Rinisë. Më vonë ajo punoi në gazetën Drita. Ajo është autore e katër përmbledhjesh poezish, një volum i cili është i përkthyer në anglisht. Poezitë e saj janë një përzierje e imagjinatës me realitetin. Në vitin 1996, merr çmimin për librin më të mirë të vitit nga shtëpia botuese Eurorilindja. Në vitin 1999 merr pjesë në International Writers Program në Universitetin e Iowas.
M. Karagatsis (Greek: Μ. Καραγάτσης) është emri i artit i shkrimtarit grek Dimitris Rodopoulos. Ai ishte gjithashtu gazetar, kritik dhe dramaturg. I lindur në Athinë, jetoi në Larisa dhe studio për shkenca politike në Francë. Për pseudonimin M. Karagacis, mbiemrin duket se e ka marrë nga pema poshtë së cilës lexonte, kurse nistoren M mendohet se e ka zgjedhur për nder të Mitias, personazhit të Dostojevskit te “Vëllezërit Karamazov”, por edhe ngaqë ky do të ishte shkurtimi i emrit të tij të vërtetë në botën ruse, që e adhuronte së tepërmi. Më 1933, botohet romani Koloneli Liapkin, që është libri i parë i tij. Kritika dhe lexuesit shprehen në çast me fjalët më të zjarrta, ndërsa në Larisë, ku zhvillohen ngjarjet, romani shkakton qejfmbetje dhe zemëratë. Më 1936 boton variantin e parë të romanit “Kimera e madhe”. Më 1938, boton romanin “Junkerman”, të cilin M. Karagacis e trajton si librin përmbyllës të trilogjisë, që fillon me “Kolonelin Liapkin” dhe “Kimerën e madhe.”
Majkëll Fullan është dekan i Institutit të Ontarios për Studime Arsimore të Universitetit të Torontos, Kanada. Ai është i pranuar gjerësisht si autoritet ndërkombëtar në çështjet e reformave arsimore. Idetë e tij për menaxhimin e ndryshimeve në arsim përdoren në vende të ndryshme, anembanë botës dhe librat e punimet e tij janë botuar në mjaft gjuhë.
Maks Velo është piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar i njohur. Ai ka vuajtur denimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera
Maksim Rakipaj eshte perkthyes i njohur dhe shkrimtar. Ai ka perkthyer shume prej veprave te letersise boterore. Rakipaj ka kaluar shume vite ne burgjet e sistemit komunist. Romani autobiografik "I mbijetuar" rreth historite ne burgje gjate komunizmit
Malala Jusafzain e vunë në shënjestër talibanët dhe e qëlluan në kokë në vitin 2012. Ajo mrekullisht mbijetoi dhe vazhdon fushatën e saj për arsimimin. Në njohje të kurajos dhe advokacisë së saj, Malala fitoi në vitin 2011 Çmimin Kombëtar të të Rinjëve për Paqe dhe në vitin 2014 iu dha Çmimi Nobel për Paqe.
I renditur nga revista “Times” si një nga 100 personat më me ndikim në botë, Malcolm Gladwell është një gazetar kanadez, i cili punon në Nju Jork. Përveç faktit se është autor i katër librave bestseller, Gladwell është gjithashtu një spiker dhe ka qenë në punë si shkrimtar në stafin e The Neë Yorker që nga viti 1996. Librat e tij, Pika e kthesës: Sa pak gjëra bëjnë një ndryshim të madh (2000), Blink: Fuqia e të menduarit pa menduar (2005), Të jashtëzakonshmit: Historia e suksesit (2008), dhe Çfarë pa qeni: dhe adventures tjera (2009) janë shfaqur në listën e bestsellerëve të New York Times. Veprat e tij merren me hulumtime në fushat e psikologjisë, psikologjisë sociale dhe sociologjisë.
Shtatë herë rekordmene botërore, Marawa Ibraim, kishte thënë dikur se nuk i kishte cilësitë që i duheshin për t´u bërë artiste. Sot ajo mban rekorde botërore për numrin më të madh të rrathëve të rrotulluar nga një individ dhe performuesja më e shpejtë në njëqindmetërsh, në patinazhin me taka të larta. Marawa punon me qindra vajza të reja anembanë botës, nëpërmjet trupës së saj “The majorettes”, fituese e mjaft çmimeve të rëndësishme.
Marente de Moor është gazetare dhe shkrimtare, autore e dy romaneve dhe e vlerësuar në vitin 2011 si shkrimtarja më e mirë e vitit në Holandë
Margerit Dyras u lind më 4 prill 1914 në Giadinh, një paralagje e Sajgonit (Vietnam). Në moshën 6 vjeçare mbeti pa të atin, ndërsa e ëma, Marie, ishte e detyruar të kujdeset për të dhe dy vëllezërit e saj. Në moshën 18 vjeçare, Dyras u kthye në Francë, ku studioi drejtësinë dhe shkencat shtetërore në Universitetin e Sorbonës.
Më 1939 u martua me poetin Robert Antelme. Pasi u lirua nga kampi i përqendrimit në Dakau, Antelme jetoi një kohë bashkë me Dyras dhe me një burrë tjetër në një "ménage á trois" (shprehje franceze për marrëdhënie mes tre personave). Martesa dështoi për shkak të jobesnikërisë së Dyras, e cila u bë e njohur për shumë afera në Francë.
Famën botërore si shkrimtare ajo e fitoi në vitin 1959 me skenarin për filmin "Hiroshima, mon amour". Për romanin "Dashnori", i cili u botua në vitin 1984, Margerit Dyras u shpërblye me çmimin e njohur "Goncourt". Dyras vdiq më 3 mars 1996 në Paris.
Marguerite Duras, konsiderohet si “zonjë e parë” e letrave franceze, dhe romani “Dashnori” (L’Amant, 1984) i së cilës është fitues i çmimit të madh letrar “Prix Goncourt”, i përkthyer deri tani në më shumë se 40 gjuhë, i vlerësuar si një nga dhjetë romanet më të mira të botuara në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar dhe një bestseller si në Europë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara
Marguerite Yourcenar lindi më 8 qershor 1903 dhe u nda nga jeta në vitin 1987. Ajo është autore dhe poete belgo-franceze, një nga shkrimtaret më të mira të shekullit të XX. Mes veprave të përkthyera në shqip është edhe romani “Kujtimet e Adrianit”.
Marina Nemat u lind në vitin 1965 në Teheran. Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 ajo u arrestua dhe kaloi më shumë se dy vjet në Evin, një burg politik në Iran. Më 1991 u vendos në Kanada bashkë me bashkëshortin dhe djalin. Kujtimet e jetës së saj në Iran u botuan së pari në Kanada në vitin 2007, me titullin E burgosura e Teheranit. Libri është botuar në 28 vende të tjera dhe u bë një bestseller ndërkombëtar. Marina Nemat është nderuar me Human Dignity Award nga Parlamenti Europian, Grinzane Prize në Itali dhe çmime të tjera. Në vitin 2010 botoi librin After Tehran: A life reclanned.
Mario Benedetti, autor i më se 80 librave në poezi dhe në prozë, vlerësohet si një ndër autorët bashkëkohorë më të mirë të gjuhës spanjolle. Kjo është vepra e tij e parë në gjuhën shqipe.
Mark Manson është një nga autorët më të njohur të momentit në SHBA për librat e zhvillimit personal. Me librin e tij “Arti i brishtië i not giving a f.uck” ka arritur të bëjë për vete me qindra mijëra lexues. Ai ka lindur më 9 mars 1984 dhe është diplomuar për financë në Universitetin e Bostonit. Blogu i tij ndiqet nga miliona lexues në mbarë botën. Ai është themelues i Infinity Squared Media
Mark Sullivan është autori i mirënjohur i tetëmbëdhjetë romaneve, përfshirë edhe serialin nr. 1 “Privat” sipas “Neë York Times”, të cilin e ka shkruar me James Patterson. Marku ka marrë çmime të shumta për librat e tij, përfshirë “ËHSmith Fresh Talent Aëard”, ndërsa veprat e tij janë cilësuar si më të mirat e vitit nga “Neë York Times” dhe “Los Angeles Times”.
Është rritur në Medfild, Masaçusets, u diplomua në Kolegjin Hamilton për letërsi angleze para se të punonte si vullnetar në Korpusin e Paqes në Nigeri, Afrikën Perëndimore.
Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, mori diplomën universitare nga Shkolla e Gazetarisë Medill në Universitetin Northëestern dhe nisi karrierën në gazetari hulumtuese. Një skiator dhe aventurier i zjarrtë. Jeton me gruan në Bozeman, Montana, ku ndjehet mirënjohës për mrekullinë e çdo çasti.
MArk Twain eshte nje nga zerat me te spikatur te letersise amerikane, i njohur per dy prej librave te njohur per femije, Aventurat e Tom Sojerit dhe Aventurat e Hakelberi Finit
Martin Camaj është autori më i shquar postmodernist i letërsisë shqipe, studiues dhe gjuhëtar i njohur që gjithë jetën e kaloi në emigrim. Ai ka drejtuar katedrën e Albanologjisë në Mynih
Martina Cole ka lindur dhe është rritur në Essex të Britanisë së Madhe. Ajo është autore katërmbëdhjetë romaneve të botës kriminale të Londrës, që të gjithë bestseller, dhe tre romanet e fundit janë shpallur më të mirët nga Sunday Times që në botimin e parë të tyre. Shitjet totale të romaneve Martina Cole arrijnë mbi tetë milionë kopje.
Sir Henry Maximilian i njohur me emrin artistik "Max Beerbohm (24 August 1872 – 20 May 1956) është një eseist, parodist dhe karikaturist i njohur anglez. Ai u bë i famshëm në vitin 1890 si mjeshtër i humorit. Por ishte edhe kritike drame për medisa të tilla si Suterday Revieë. Në vitet e fundit të jetës së tij punoi edhe në radio
Maxim Asipov është quajtur Çehovi i ditëve tona. Ai është kardiolog me profeison por ka spikatur mjeshtrisht në fushën e tregimit, romanit dhe dramës. Osipovi është përkthyer në 14 vende të ndryshme të botës dhe tani së fundi edhe në shqip, me librin e tij me tregime “Klithma e zogut të shtëpisë”
Maximilian Lambertz është albanolog austriak, i cili është marrë me studimin gjuhës shqipe duke lënë një trashëgimi të shkëlqyer studimore
Shkrimtari estonez Meelis Friedenthal (ka lindur në vitin 1973) është studiues, filozof dhe shkrimtar, i pasionuar pas romanit historik. Në vitin 2013 ka fituar çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë
Meg Cabot është shkrimtare amerikane e cila e ka arritur suksesin e saj me romanet për të rinj dhe me romanca. Ka botuar rret 80 libra, të përkthyer në më shumë se 35 vende dhe ka mbi 25 milionë ekzemplarë të shitur
Mercè Rodoreda (Barcelonë, 1908-1983) konsiderohet shkrimtarja më e lexuar dhe më e përkthyer e letërsisë katalanase. E përfshirë politikisht në veprimtarinë antifashiste, pas fitores së Frankos ajo u detyrua të merrte rrugën e mërgimit, nga ku u kthye në atdhe vetëm në vitin 1972.
Mercedes Gega ka përfunduar studimet e larta dhe master profesional në Universitetin. “Aleksandër Xhuvani” Elbasan në degën “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”. Ka botuar; “Një copëz jetë”, poezi, në vitin 2007, dhe “Fjalët e pathëna”, poezi, në vitin 2011. Jeton në Greqi
Merita Cake ose Flutura me Fat, siç parapëlqen ta quajnë, ka lindur në Shqipëri, por prej 28 vjetësh jeton dhe punon në Selanik, Greqi, si terapiste, shëruese me anë të energjisë. Pas viteve përvojë në këtë fushë, ajo vendos të botojë fillimisht në Greqi e më pas në Shqipëri dy libra, me anë të të cilëve synon të çlirojë këdo nga traumat dhe besimet e gabuara, me anë të metodës së vetëshërimit.
Autori boshnjako – serb Mesha Selimoviq (Mehmedalija "Meša" Selimović) (26 Prill 1910 - 11 Korrik 1982) mbetet një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Evropës Juglindore.
MICHAEL GREGER është mjek, autor dhe lektor i njohur në botë për ushqyerjen, sigurinë e ushqimeve dhe çështjet e shëndetit publik. Ai drejton NutritionFacts.o rg, një faqe e njohur jofitimprurëse në internet, e cila ofron video dhe artikuj të përditshëm për kërkimet më të fundit shkencore lidhur me ushqyerjen. GENE STONE ka shkruar shumë libra për ushqyerjen me bazë bimore, përfshirë bestsellerin “Forks Over Knives”.
Michael Lewis është gazetar dhe shkrimtar mjaft i njohur në ShBA. I diplomuar në Princeton University dhe London School of Economics, fillimisht ka punuar në tregun e bonove. Më pas vendosi t'i përkushtohej gazetarisë ekonomike
Michel Foucault është historian dhe filozof i shquar francez i shekullit të XX. Ai ka lindur në vitin 1926 dhe u nda nga jeta më 25 qershor 1984
Michel Houellebecq është romancier, poet dhe skenarist francez. Ai është një nga romancierët më të mirë të ditëve tona në Francë por librat e tij tashmë janë edhe bestseller-a ndërkombëtarë. Seksi, prostitucioni, islamizmi radikal dhe idetë e tij majtiste dominojnë veprat e tij, të cilat janë shoqëruar me polemika të ashpra në mjediset letrare franceze dhe europiane
Miguel Cervantes është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të këtij mijëvjeçari, veprat e të cilit janë të pashmangshme edhe në ditët tona, dhe mbetet një nga pikat referuese në të gjithë letërsinë për personazhet e tij të spiktatura te Don Kishoti i Mançes
Mihail Bulgakov (lindi më 15 maj 1891 dhe u nda nga jeta më 10 mars 1940) ishte shkrimtar, skenarist dhe fizikant ku aktivitetin kryesor e pat në gjysmën e parë të shekullit të XX. Ai është i njohur për novelën e njohur “Mjeshtri dhe Margarita”, e cila është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Mihail J. Lermontov është ndër përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe një nga zërat më të talentuar të poezisë botërore
Mila Paviçeviç e lindur në vitin 1988 është një shkrimtare kroate. E lindur dhe e rritur në Dubrovnik, studioi në universitetin e Zagrebit për Gjuhë dhe Letërsi greke. Aktive në të shkruar që në moshë të vogël, ajo është fituese e Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë (2009) për librin 'Vashëza prej akulli dhe përrallëza të tjera'.
Mimoza Ahmeti është autore e përfshirë në tekstet shkollore të gjuhës shqipe. Poezia dhe proza e saj është përkthyer gjerësisht në gjuhët evropiane. Është fituese e çmimit ndërkombëtar (Palma e Artë” të Festivalit të Poezisë San Remo, 1998, organizuar nga RAI. Punon lektore në UMSH dhe është Doktore Shkence në fushën e Psikoterapisë, laureuar me rezultat ekselent në Vienë.
“Libri i lumturisë” vjen pas botimeve të dy vëllimeve të tjera “Delirium” dhe “Pjalmimi i luleve”.
Mira Meksi është përkthyese dhe prozatore e njohur, fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për krijimtari dhe përkthime
Mircea Eliade (9 mars 1907, Bukuresht – 22 prill 1986, Çikago ) ishte shkrimtar e filozof rumun, si dhe një nga historianët më të rëndësishëm të fesë në shekullin XX. Ai studioi në Bukuresht, Kalkuta, Paris, dhe ishte profesor i historisë së feve në University of Chicago nga viti 1957 deri kur vdiq. Eliade përpunoi shumë prej elementeve kyçe të shkollës fenomenologjike. Disa nga idetë e tij janë sot e kësaj dite pjesë e paradigmave kryesore të studimit të fesë në Perëndim
Mireille Guiliano, lindur dhe rritur në Francë, është një autore librash dhe zëdhënëse shtypi prej shumë vitesh e Champagne Veuve Clicquot. Për më se njëzet vjet, ajo ka qenë presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e Clicquot Inc. (LVMH).
Është e martuar me një amerikan dhe e kalon pjesën më të madhe të vitit në Nju Jork dhe në Francë (Paris dhe Provansë). Argëtimet e saj më të mëdha janë përgatitja e vaktit të mëngjesit, drekës dhe darkës. Librat e saj janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë.
Mithat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Veprimtar politik, shkrimtar, publicist, përkthyes, i njohur me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka
Mitrush Kuteli është mjeshtri i realizimit magjik, rrëfimtar i shkëlqyer, përkthyes i majave të letërsisë botërore; njëherësh edhe studiues dhe financier me kontribute të mëdha për ngritjen e Bankës së Shqipërisë dhe zhvillimin e monedhës kombëtare
Mo Yan është një nga romancierët bashkëkohorë me i njohur në Kinë, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe çmimin Nobel. Ka shkruar 11 romane dhe në shqip është përkthyer Bretkosa, një nga kryeveprat e tij
Moony Witcher (pseudonimi i Roberta Rizzo-s, lindur në Venezia ne 1957) është një shkrimtare italiane për fëmijë, e njohur edhe nga lexuesit e vegjël në Shqipëri për serinë me 6 libra të fantazive të Ninës, gjyshit alkimist dhe shoqeve të saja
Muriel Barbery është romanciere dhe mësuese filozofie franceze. Lindi më 28 maj 1969 në Kazablanka të Marokut, por bashkë me prindërit u shpërngulën në Francë kur ajo ishte vetëm dymuajshe. Ajo u diplomua për filozofi në vitin 1993. Më pas ajo dha filozofi në Universitetin e Burgonjës dhe në Saint-Lô IUFM. Barbery ka shkruar romanin “Eleganca e iriqit” (botuar në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”) kryesoi listat e librave më të shitur francezë për 30 javë radhazi dhe u ribotua 50 herë.
Mustafa Greblleshi ishte gazetar, intelektual, shkrimtar i spiktatur dhe një shqipërues me vlera të rralla i brezit të viteve 30-40. Autori i romanit “Gremina e dashurisë” ka librit “Shqipëria 1939-44"
Mustafa Merlika – Kurja ka qenë një nga firmëtarët e Pavarësisë së Shqipërisë, njëherësh edhe kryeministër i vendit gjatë pushtimit italian, që nga dhjetori i vitit 1941 deri më 19 janar 1943. Ai ka lindur në Krujë më 15 mars 1887 dhe është ndarë nga jeta më 27 dhjetor 1958 në Nju Jork të Shteteve të Bashkuar të Amerikës
Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit dhe u nda nga jeta më 20 tetor 1900. Ai ishte ndër shkrimtarët dhe aktivistët kryesore të Rilindjes Kombëtare. Bagëti e bujqësi, Endërrimit, Histori e Skenderbeut janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare.
Namik Dokle është gazetar, publicist, romancier dhe dramaturg. Veprat e tij janë botuar kryesisht pas viteve 2000 dhe në tre vitet e fundit ka provuar dramën duke sjellë për lexuesit edhe dy vepra. Pjesa aktive e angazhimit të tij ka qenë politika.
Napoleon Hill është autor i famshëm amerikan për zhvillimin personal. Ai u bë i njohur me librin “Mendo dhe bëhu i pasur” i cili është renditur një ndër 10 librat më të mirë për zhvillimin personal. Hill lindi ë 26 tetor 1883 në Virgjinia dhe u nda nga jeta më 8 nëntor 1970 në Karolinën e Jugut.
Natasha Lako mbetet aktive, si një nga zërat e lirë dhe të pavarur, përfaqësuese e shkëndijave të para të feminizmit shqiptar dhe një nga penat më të veçanta të poezisë shqipe
Nathaniel Hawthorne është tregimtar dhe romancier amerikan, i njohur si përfaqësues i romantizmit të errët, që shpaloset më së miri në librin “Damka e turpit”. Ai ka lindur më 4 korrik 1804 dhe është ndarë nga jeta më 19 maj 1864.
Natsume Soseski, i konsideruar si babai i letërsisë japoneze moderne. Haruki Murakami shprehet për këtë autor: “Sõseki është përfaqësuesi i letërsisë moderne japoneze, një personalitet i një kalibri të vërtetë kombëtar”
Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër dhe është ndarë nga jeta më 1 gusht 1937. Ai është ndër poetët më të spikatur të Rilindjes Kombëtare. Veç veprimtarisë së tij si poet, Mjeda vlerësohet për kontributet në miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Mësuesia dhe meshtaria ishin dy prej aktiviteteve që i ushtroi gjatë gjithë jetës së tij
Ndriçim Ademaj ka lindur në Prizren. Ai është autor i tri vëllimeve me poezi: “Kërkoj diellin” (2008), “Dera” (2012) dhe “Këngë nga rruga e farkëtarëve” (2015). Ky është romani i tij i parë.
Ndriçim Kulla është studiues dhe krijues shqiptar. Njihet si botues, por edhe autor i disa studimeve në fushën e letërsisë dhe mendimit shqiptar
Nebi Bardhoshi është kërkues shkencor në Departamentin e Etnologjisë, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë dhe Researcher Fellow në Graduate School for East and Southeast European Studies, Regensburg, Gjermani
Nicola Yoon u rrit në Xhamajka dhe Bruklin. Ajo jeton aktualisht në Los Angeles me të shoqin, që krijoi ilustrimet e këtij libri dhe të bijën. “Ne jemi gjithçka” është romani i saj i parë.
Niels Hav është një poet dhe prozator i tregimeve të shkurtra në profesion të lirë që jeton në Kopenhagen. Ai konsiderohet aktualisht si një zë i njohur i letërsisë bashkëkohore skandinave me poezitë dhe prozën e botuar në shumë revista letrare dhe antologji, si në anglisht, arabisht, spanjisht, italisht, turqisht, holandisht, gjuhën kineze, farsi etj. I rritur në një fermë në Danimarkën Perëndimore, Niels Hav banon aktualisht në zonën më të larmishme dhe shumetnike të kryeqytetit. Ai udhëton shpesh në Europë, Azi, në Amerikën Veriore dhe Jugore.
Niklas Luhmann konsiderohet si një ndër mendimtarët më të shquar gjermanë të shekullit XX, krahas Jürgen Habermas-it, me të cilin ka zhvilluar edhe shumë polemika shkencore.
Nikola M. Nikolov u lind më 30 qershor 1920 në qytetin Vidin të Bullgarisë. Në Sofje mbaroi kolegjin francez. Në vitin 1944 mori pjesë në luftë si oficer i artilerisë dhe u dekorua me dy dekorata për trimëri. Në vitin 1969 emigroi në SHBA. Atje mbaroi Universitetin shtetëror Portland (Oregon), specializoi „Shkencat Evroqendrore” dhe “Artin”. I mbaroi me sukses kurset universitare të shkencave politike të profesorit të njohur botëror Frank Munkut. Libri për herë të parë u botua në vitin 1990 në gjuhën angleze (në SHBA) dhe vetëm për dy vjet u ribotua katër herë. “Komploti botëror” është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Sipas anketimeve që i bënë shumë gazeta dhe revista, në vitin 1991 libri më i kërkuar dhe më i lexuar ishte “Komploti botëror”
Bashkautore te volumit te dyte te labrit "I Lumi Dom Shtjefen Kurti, Deshmitar i kishes martire"
Bashkautore te dy volumeve te librave "I Lumi Dom Shtjefen Kurti, Deshmitar i kishes martire"
Nikolai V. Gogol është një nga shkrimtarët më të mirë rusë dhe botëror, vepra e të cilit, ndonëse është shkruar në shekullin e XIX, ka fituar vlera të përjetshme
Niko Kazantzakis është absolutisht një nga autorët dhe filozofët më të rëndësishëm të përkthyer nga greqishtja në shqip.
Noam Chomsky është autor i një numri të madh bestsellerësh politikë, përfshi këtu edhe “Hegjemoni ose mbijetesë” dhe “Shtete të dështuara”. Chomsky, profesor i gjuhësisë dhe filozofisë në universitetin e mirënjohur “The Massachusetts Institute of Technology”, vlerësohet shumë për revolucionarizimin e linguistikës moderne. Ai jeton në Kembrixh, Masashuset.
Norbert Jokli lindi në Bzenec (asokohe Bisenz), Moravia e Jugut, sot Republika Çeke si biri i vetëm i një tregtari hebre. Autor i disa veprave themelore në albanistikë, veprat e tij shquhen për nga thellësi dhe gjerësia. Veç studimeve vetjake Jokli kreu një punë të madhe bibliografike, duke i bërë studimet shqiptare të njohura në të gjithë botën.
Norman Vincent Peale është autor i librave të zhvillimit personal, - dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të mendimit pozitiv. Lindi në vitin 1898 dhe u nda nga jeta më 24 dhjetor 1993. Lexuesi e njeh me serinë me dy vëllime “Fuqia e mendimit pozitiv”
Odeta Koço ka lindur më 6 dhjetor 1960 në Tiranë. Ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor. I pëlqen letërsia, një pasion bashkëudhëtar i përhershëm. Të shkruarit e ka ndjekur që në moshë të re deri më sot.
Odise Plaku, tashmë e legjitimon veten si autor me disa botime. Për lexuesin është i njohur me dy zhanre veprash: vëllime letrare dhe vepra skenike. Në realitet, tërë kjo krijimtari tregon se shkrimtari jeton i mbërthyer nga ankthi i ndërgjegjes, andaj përmes frymëzimit shtegton natyrshëm në udhë të përbotshme, ku e shpie ndjenja dhe mendimi.
Ognjen Spahic (Podgoricë, 1977) është nga romancierët e mirënjohur nga Mali i Zi. Ka botuar dy përmbledhje me tregime në vitet 2001 dhe 2007. Rë vitin 2005 romani i tij “Fëmijët e Hansenit” fitoi çmimin e rëndësishëm letrar “Meša Selimovic, cilësuar si romani më i mirë i të rinjve botuar në Kroaci, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Oliver James është diplomuar si psikolog klinik për fëmijët dhe e ka ushtruar këtë profesion. Që prej vitit 1998, ai është angazhuar si shkrimtar, gazetar, producent dhe prezantues në programe dhe dokumentarë televizivë. Ndër librat e tij spikatin bestsellerat: “Ta kanë menderosur jetën”, “Obsesioni për famë dhe para”, “Marrosje e lumtur”, dhe “Politikat e zyrës së punës”. Për më tepër informacion rreth tij mund të vizitoni faqen në internet: www.oliver-james-books-com.
Oriana Fallaci është shkrimtare dhe gazetare e famshme italiane. Ajo mbahet mend si një nga intervistueset e personaliteteve më të njohura politike të shekullit të XX, njëherësh edhe për librat e saj antikonformiste, ku spikasin qëndrimet e saj ndaj islamit radikal dhe fenomeneve që po ndodhin në botën arabe
Ornela Vorpsi eshte shkrimtare dhe publiciste qe vepren e saj e ka shkruar jashte Shqiperise. Libri "Vendi ku nuk vdiset kurre" eshte vepra e pare qe i paraqitet ne shqip lexuesit shqiptar.
Oscar Wilde lindi në vitin 1854 dhe u nda nga jeta më 30 nëntor 1900. Ai është dramaturgu, prozatori dhe poeti i famshëm irlandez. Wilde ka shkruar letërsi për fëmijë dhe të të rritur, ka bërë ese për artin dhe letërsinë dhe mbetet një prej mendjeve më brilante të letërsisë botërore të shekullit të XIX
OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh ësjtë udhëheqës shpirtëror indian që krijoi praktikën spirituale të meditimit dinamik.
Më 9 gusht 1899 lindi Pamela Lyndon Travers, autore dhe aktore e njohur britaniko-australiane. Ajo është ndarë nga jeta në vitin 1996. Ajo është e njohur për serinë e veprave të Meri Poppins, kujdestarja magjike dhe e dashur për fëmijët.
Prof. dr. Ing. Pal Nikolli është pedagog, Hartograf dhe njëherësh avokat. I diplomuar “Inxhinier Gjeodet” me rezultate shumë të larta, ka shkruar disa libra në fushën e hartografisë
Paola Calvetti është një prozatore dhe gazetare e njohur italiane
Paolo Cognetti lindi në Milano, 1978. Ka botuar për minimum fax “Doracak për vajza të suksesshme” (2004), “Një gjë e vogël që është gati të shpërthejë” (2007), “Sofia vishet gjithnjë me të zeza” (2012) dhe “Për peshkim në honet më të thella” (2014). Mbi temën e malit ka botuar “Djali i egër”, (2013). Është kujdesur për botimin e antologjisë New York Stories (Einaudi 2015).
Paolo Giordano ka lindur në Torino më 1982-shin. Ka mbrojtur doktoratën në fizikë dhe është autor i katër romaneve: “Vetmia e numrave prim” (2008, fitoi çmimin “Strega” dhe çmimin “Campiello Opera Prima”), “Trupi i njeriut” (2012), “E zeza dhe e argjendta” (2014 dhe 2017) dhe “Të përpish qiellin” (2018 dhe 2019). Ka shkruar për teatrin (“Galois” dhe “Fundi i dënimit: tani”) dhe bashkëpunon me gazetën “Corriere della sera”.
Parid Teferiçi (1972) ka lindur në Kavajë. Ka studiuar matematikë në Tiranë dhe ekonomi bankare në Milano. Ka punuar pranë Institutit të Kulturës “Giorgio Cini” në Ferrara, ku kujdesej për artet vizive. Punimet e tij i ka ekspozuar në Romë, në Ferrara. Për pikturën e tij, ndër të tjera kanë shkruar: F. Patruno, G. Cerioli, M. L. Brunelli, M. Zavagli, M.Cunico. Gjithashtu ka përkthyer vepra nga Thomas, Aleixandre, Cernuda etj. Libra të botuar prej tij janë: “Molla e detyrueshme”, 1993, “Bërë me largësì”, 1996, “Meqenëse sytë”, 2003 etj.
Ka fituar çmimin e parë për librin me poezi “Largësi ideale” në Panairin e Librit 2015.
Paskal MILO ka lindur në Palasë dhe është diplomuar për Histori dhe Gjeografi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studime pasuniversitare në Suedi. Ka gradën shkencore “Doktor” në histori dhe titullin “Profesor”. Ai ka qenë ministër i Jashtëm i Shqipërisë, deputet i Kuvendit dhe drejtues i partisë Demokracia Sociale.
Patrick Modiano është prozator francez, fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2014. Ai ka fituar edhe çmimet kombëtare nga Akademia Franceze Grad Prix du roman. Në vitin 1972 dhe Goncourt në vitin 1978.
Paul Auster eshte romancier, poet dhe eseist amerikan. Ai eshte edhe producent filmash. Auster eshte i njohur per lexuesit me Trilogjine e Nju Jorkut dhe Libri i iluzioneve, te cilat kane ardhur edhe ne shqip per lexuesit tane nga IDK
Paul Kalinithi ka lindur ne vitin 1977 dhe eshte ndare nga jeta ne vitin 2015 ne moshen 38 vjecare. Ai ka qene neurokirurg dhe shkrimtar. Kalinithi ka lene nje veper me titullin “Kur frymemarrja behet ajer” e cila u be brenda nje kohe te shkurter bestseller boteror. Tashme, ai eshte edhe ne gjuhen shqipe.
Paula Hawkins ka lindur dhe është rritur në Zimbabve, u zhvendos në Londër në vitin 1989 dhe qysh atëherë jeton aty. Ka punuar si gazetare për 15 vjet para se t'i hynte letërsisë. Vajza në tren është romani i saj i parë.
Paula McLain ka lindur në Fresno, Kaliforni, më 1965. Më 1996, Universiteti i Miçiganit i dha asaj çmimin MFA për poezinë. Përmbledhja e saj poetike "Less of Her" u botua më 1999, më2003 libri me kujtime "Like Family: Growing Up In Other People's Houses" dhe më 2005 vëllimi i dytë poetik dhe romani "A Ticket to Ride". "The Paris Wife" u botua më 2011.
Paullina Simons lindi në Leningrad, BRSS, më 1963. Kur ajo ishte dhjetë vjeçe, familja e saj emigroi në SHBA. Pasi mbaroi shkollën e lartë, filloi punë si gazetare e më pas si përkthyese.
Romani i saj i parë, Tulli, njohu sukses të menjëhershëm.
Vepra e saj më e famshme është trilogjia “Tatiana dhe Aleksandri” - titull që e mban edhe libri i dytë i kësaj trilogjie. Libri i parë, “Kalorësi i Bronztë”, është botuar nga TOENA në vitin 2013 dhe pas tij u botuan dhe dy vëllimet e tjera “Tatiana dhe Aleksandri” dhe “Kopshti veror”, libra që u pritën me shumë interes dhe kërshëri nga mijëra lexues.
Paulo Coelho është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Veprat e tij, të botuara në më shumë se 170 vende dhe të përkthyera në 80 gjuhë, janë shitur në mbi 175 milionë kopje në të gjithë botën
Paulus Hochgatterer-i lindi në vitin 1961 në Amsteten të Austrisë së Poshtme. Jeton në Vjenë, ku përveçse shkruan, ushtron edhe profesionin e psikiatrit për fëmijë. Është nderuar me çmime të ndryshme dhe së fundmi ka fituar bursën “Elias-Canetti” të qytetit të Vjenës. Disa nga veprat e tij janë: Mbi kirurgjinë (roman, 1993, ribotuar më 2015-n), Rregulli i Nysten-it (tregime, 1995), Ujëra të rrëmbyeshme (tregim, 1997), Caretta caretta (roman, 1999), Mbi korbat (roman, 2002) dhe Një histori e shkurtër mbi peshqit fluturues (tregim, 2003).
Pedro Chagas Freitas është një shkrimtar, gazetar dhe folës publik në Portugali. Ka shkruar 15 libra dhe ka marrë çmimin “Young Creators” nga Qendra Kombëtare e Kulturës në Portugali. Ka lindur më 25 shtator 1979
Dr. Pëllumb Karagjozi ka kryer shkollën e mesme në Shkodër, më 1959 dhe ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, me diplomë “Shkëlqyer”. Ai mban graden Doktor Shkencash Mjekesore qe nga viti 1991 dhe ka botuar artikuj shkencor brenda dhe jashte vendit si dhe disa libra ne fushen e studimeve te tij. Eshte president i Shoqates Mjekesore Shqiptare
Pëllumb Xhufi i ka filluar studimet klasike për latinisht e greqishte të vjetër në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Studimet e larta për Letra Klasike i ka kryer në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Është thelluar në studimet për histori e filologji mesjetare e bizantine në Greqi (1981), Gjermani (1991-1992), Austri (1992). Është autor e bashkautor i Historisë së Shqipërisë (Mesjeta), Statutet e Shkodrës, Dilemat e Arbërit, Nga Paleologët te Muzakajt, Ikje nga Bizanti, L’ Albania veneta, Çamëria - një vështrim historik e etnokulturor si dhe i një numri të madh punimesh e artikujsh të botuar në periodikë shkencorë brenda dhe jashtë vendit
Penny Reid është autorja e vlerësuar si më e suksesshme në librat e zhanrit romancë sipas US Today. Megjithëse ajo ka arritur suksese si romanciere, profesioni i vërtetë është ai i kërkueses në industrinë e bioteknologjisë. Së shpejti pritet të nxjerrë edhe dy libra të tjerë.
Është nënë e tre fëmijëve.
Për më shumë, kontakto në faqen zyrtare të kësaj autoreje https://www.goodreads.com/author/show/5997227.Penny_Reid
Peter Bartl ka lindur në vitin 1938 në Cottbus, Gjermani. Pas studimit të historisë së Europës Lindore, sllavistikës dhe turkologjisë, ka botuar një sërë studimesh historike rreth Europës juglindore e më ngushtë Shqipërisë, Ka botuar disa libra për historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit. Deri tani janë botuar tre prej vëllimeve kushtuar Dioqezës së Lezhës (2007); Dioqezës së Durrësit (2011) dhe asaj të Sapës (2014).
Peter Thiel bashkëthemeloi Paypal dhe Palantir, bëri investimin e parë të jashtëm në Facebook, themeloi kompaninë si SpaceX dhe Linkedin dhe filloi Thiel Fellowship, që inkurajon të rinjtë ti kushtojnë vëmendje mësimit përpara shkollës.
Petra Dvořáková, shkrimtare dhe skenariste çeke, ka lindur në vitin 1977. Për librin e saj të parë "Ëndrra e ndryshuar", botuar në vitin 2006, u shpall fituese e çmimit "Magnesia Litera". Në vitin 2008 botoi librin "Unë jam i uritur". Ndërsa për librin e parë për fëmijët "Julia midis fjalëve" (2013) u vlerësua me "Gjerdanin e artë" dhe me Çmimin e mësuesve për kontributin në zhvillimin e leximit për fëmijët. Është bashkëautore e programit "Plane" në Radio Televizionin Çek.
Petraq Kolevica është me profesion inxhinier ndërtimi por edhe përkthyes i njohur i letërsisë botërore, autor i disa librave edhe të karakterit biografik, mik dhe njohës i thellë i Lazgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit.
Petraq Zoto ka qenë mësues, skenarist dhe prozator, krijimtari e të cilit nisi që në vitet ’60.