Floresha Dado BO0803
New product
Akademike Floresha Dado vjen me nje tjeter permbledhje ne fushen e studimeve letrare, ne perpjekjen per te interpretuar dhe shpjeguar magjine e artit te fjales.
8 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
ISBN | 9789928391698 | |
Figura-personazh, boshti i narracionit
Pothuaj në gjithë teoritë, që janë marrë me gjinitë rrëfimtare, nocioni i personazhit është lidhur me dy konceptet: subjekt dhe fabul. Pavarësisht nga termat, nganjëherë të ndryshëm, që kanë përdorur teoricienët, nga antikiteti e deri në teoritë letrare moderne, (G.Genette, Shlomith Rimmon-Kenan dhe Mieke Bal) për të emërtuar këto koncepte, si: story-histoire-fabula-narration-narrative-text), nuk kemi të bëjmë thjesht me çështje termash, por me thelbin e ndërtimit të veprës dhe rolin që luan personazhi brenda strukturës funksionale të saj. Jo më kot teoritë narratologjike i kushtuan vëmendje të veçantë rolit që ka personazhi në procesin e komplikuar rrëfimtar, sepse boshti organizues i gjithë këtij procesi mbetet pozicioni dhe thelbi përmbajtjesor i tij. Sipas këtyre teorive[1] personazhi është një ‘unitet i integruar’ në rrëfim, që përfshin edhe ‘unitete të niveleve më të ulëta…, që lejon të ndërtohen konfiguracione semantike të tekstit’. Personazhi, duke qenë në qendër te narratives, është organizues i tekstit, sepse artikulon të gjithë tipat e sekuencës: qofshin këto narrative, deskriptive, dialoguese dhe i jep kuptim këtij artikulimi, duke qenë njëkohësisht edhe efekt i strukturës në të cilën ‘jeton’. Në termat narratologjikë, personazhi nuk është gjë tjetër përveçse potenciali për histori, për zhvillimin e kohësisë dhe hapësirës, shkurt për narrativen në vetvete.
Trajtimet e para narratologjike nisën që në veprën Poetika të Aristoteli, ku doli në plan të parë koncepti i thurjes së subjektit, brenda të cilit veprojnë karakteret (personazhet). Por, sidomos gjatë shekullit XX përfytyrimi mbi personazhin dhe rolin e tij ka përbërë një problem të rëndësishëm të narratologjisë dhe teoricienë, si V.Jouve[2] pohuan se ishte pikërisht narratologjia ajo që ofroi qasjen më interesante për personazhin.
Më parë, deri në prag të trajtimeve teorike të formalistëve rusë, e sidomos të V.Proppit, personazhi shihej më tepër rezultat i organizimit të materialit në një intrigë dhe përfaqësonte, nga njera anë, një mjet për të lidhur në seri motivet, nga ana tjetër një mishërim dhe personifikim të motivimit të lidhjes së tyre. Kjo i referohet, sigurisht në mënyrë të veçantë, gjinisë rrëfimtare, në të cilën realizohet një ndërtim specifik i subjektit, përmes pikëvështrimeve dhe niveleve të ndryshëm të thurjes rrëfimtare.
Kuptimi i rolit të rrëfimtarisë në ndërtimin e personazhit, ndryshoi, sidomos gjatë shekullit të XX. Kështu, në fillim të këtij shekulli teoricienët e Formalizmit Rus i dhanë sistemit narrativ një kuptim të ri, funksional, duke e konsideruar personazhin si një komponent thelbësor të tij, mbi të cilin nuk pranohet analiza psikologjike. Në teoritë e mëvonshme, si ajo e Proppit, që u rimor nga Todorov, Greimas, Bremond etj., perceptimi i personazhit lidhet me sferën e funksionit, aksionit, të rolit si ‘aktant’ ose ‘agjent’. Në këtë linjë kuptimi i personazhit shihet në sfondin e rrëfimit, i lidhur ngushtësisht me ngjarjen: “historitë ekzistojnë vetëm atje ku shfaqen, si ngjarja ashtu dhe ekzistuesit dhe nuk mund të ketë ngjarje pa ekzistues.”[3] Më vonë, studimet e strukturalistëve Greimas, Bart etj., thelluan teorinë e studimit mbi të dhe, ndonëse në një farë mënyre secili ka pikëvështrimin e vet, konceptimi i personazhit, brenda procesit të rrëfimit, u mbështet në qasje tjetër. Sipas teorisë së Bartit analiza strukturaliste nuk e përkufizon personazhin në aspektin psikologjik, nuk e sheh atë si një qenie, por si pjesëmarrës. Dhe është i saktë vëzhgimi i V.Jouve se, me qasjen strukturaliste u hap rruga për një qasje gjuhësore, që u zhvillua edhe te studimi i Ph.Hamon: ‘Për një status semiologjik të personazhit’.[4] Duke iu referuar analizës semiotike të personazhi, autori e mbështet përkufizimin mbi të sipas tre kategorive: a) personazhe referencialë, b) personazhe që përfshinë lexuesin ose autorin, c) personazhe anafora, që bashkojnë dhe strukturojnë veprën nëpërmjet një sistemi kthimesh dhe kujtimesh.
Jo vetëm trajtimet teorike, por në radhë të parë është tradita e romanit, nga fillimet e rrëfimtarisë klasike deri tek eksperimentet moderniste, dëshmi e ridimensionimit të vazhdueshme të rrëfimtarisë, të shumllojshmërisë së raporteve midis rrëfimtarit dhe personazhit, të konfigurimeve nga më të ndryshme, të pozicionit dhe rolit që luan ky i fundit në gjithë strukturën rrëfimtare. Por, ndërsa romani klasik e zbulon thelbin e karakterit në marrëdhënie dhe kushtëzim nga një kontekst i caktuar, ku mbizotëron kryesisht raporti shkakor dhe kronologjik-kohor, romani modern kapërceu skemat tradicionale, ai shfaqet më refleksiv, ligjërimi organizohet në të njejtën kohë si refleksion i brendshëm dhe i jashtëm i botës së personazhit.
Koncepti mbi strukturën narrative përfshin skema të ndryshme të zhvillimit të personazhit, të motivit që e vë atë në lëvizje, të raporteve që krijon me personazhe të tjerë, apo me autorin, apo me lexuesin, etj. Personazhi është niveli më i lartë i organizimit, sepse lidh sekuencat, sikurse edhe përcaktohet prej tyre. Në këtë nivel të abstraksionit semioticienët kanë dalluar se personazhet i realizojnë rolet në situata të ndryshme, si: ndeshjen protagonist/antagonist, kërkimin subjekt/objekt, dhënës/marrës, ndihmës/kundërshtar, etj… Raporte të tillë realizojnë aspekte dinamike të rrëfimit.
Një trajtim i tillë narratologjik i personazhit, që e vendos atë në qendër të vëmendjes, krijon një hapësirë të pafund të konceptimit të tij artistik dhe mundësi të shumta të analizës letrare. Personazhi, në njësitë përbërëse të strukturës sipërfaqësore, lidhet në mënyrë të dukshme me ngjarjen, e cila është ndryshim nga një gjendje në një tjetër. Ngjarje të veçanta kombinohen për të krijuar mikro-sekuenca, të cilat bashkërisht krijojnë historinë, apo, më saktë, filozofinë e plotë. P.sh. te ‘Im atë donte Adolfin’, e M.Krajës, përshkrimi i veprimeve të një personazhi vjen nga rrëfimi i një personazhitjetër, i cili gjithashtu rrëfehet, nuk është i drejtpërdrejtë…
Te ‘E penguara’ e I.Kadaresë, mendimi i personazhit zbulohet në trajtë pavetore nga rrëfimtari, çka e shpëton personazhin prej vështrimit të njëtrajtshëm nga ana e lexuesit, ndez vatra të papritura vështrimi dhe si rrjedhim, përjetimi ngjitet në nivel më emocional. Ndërsa te ‘Përbindëshi’ personazhet i nënshtrohen një narracioni të përzier (rrëfim dhe dialog në mungesë).
Duhet thënë se, me gjithë format e larmishme të zhvillimit të gjinisë rrëfimtare, me gjithë trajtat e zakonshme apo dhe nga më të çuditshmet të formësimit të figurës-personazh, ky është në themel të strukturimit të veprave, pavarësisht nga raportet që ndërtohen midis tij, autorit dhe elementeve të tjera të poetikës së veprës. Prandaj, koncepti mbi personazhin mbetet pika kyçe e përpunimit teorik narratologjik, një faktor i ndikuar nga strukturat e pafund rrëfimtare, por njëkohësisht edhe ndikues në to. Me strukturën dhe thelbin e brendshëm kuptimor të tij, ai ‘prodhohet’ por bëhet edhe shenjues i rëndësishëm, sepse nxit, kërkon të krijohen lloje të ndryshme të trajtave rrëfimitare, duke qenë faktor lëvizës, që nxit hapësira dhe mundësi të pafund të një procesi të pandalshëm zhvillimi.
(Pjesë nga libri)
Lloji i botimit | Hardcover |
pages | 348 |
ISBN | 9789928391698 |
Redaktori | Enkelejda Misha |
Published year | 2023 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në librin e akademikes Floresha Dado, "Sfida teorike të historiografisë letrare" gjenden të gjitha përgjigjet në pyetjet e lëndës së historisë së letërsisë, metodologjisë, marrëdhënieve dhe raporteve ndërdisiplinore si brenda disiplinave të shkencës së letërsisë, ashtu edhe me disiplinat e tjera shkencore të shkencave humanitare, parimeve të hulumtimit e...
Lexuesi në kurth : eseistika e Kadaresë na spjegon mënyrat e reja të mendimit, jo aq përmes demonstrimit të plotë, por më tepër përmes intuitës reflektive, përmes kësaj fushe ideore të lirë dhe bredharake. Floresha Dado me këtë vepër ka sjellë një kontribut të ri të sajin jo vetëm në studimin e veprës së Kadaresë, por në gjithë fushën studimore të...
Pas refuzimit qe ju be letersise se realizimit socialist, Akademikja Floresha Dado hedh veshtrimin teorik mbi vepren e krijuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XX dhe merr ne shqyrtim qendrimet qe u artikuluan pas viteve ’90. Ky liber konsiderohet nga autorja si nje ftese per debat per “letraritetin” e te ashtuquajtures soc-realizem.
Ky tekst është një bazë solide për të ndërtuar gjykime të shëndosha profesionale mbi tiparet e romanit bashkëkohor shqiptar dhe raportin e tij me postmodernizmin. Madje, teksti shkon përtej, duke dhënë ndihmesë në kuptimin e postmodernizmit si fenomen edhe në artin, kulturën apo mendimin filozofik postmodernist në përgjithësi. Ky studim mund të shërbejë...
Permes nje analize te detajuar dhe kendveshtrimi origjinal, Akademike Floresha Dado ngre shqetesime te natyres shkencore mbi historine e letersise shqipe, pare nga perspektiva e studimeve te dy dekadave te fundit. Ky liber eshte nje ftese per debat ne mjedisin e studiuesve