Problemi themelor rreth të cilit diskuton Giovanni Sartori nuk mund të mënjanohet: vërtet teleshikimi e ndryshon natyrën njerëzore? Vërtet televizioni është një mjet antropogjenetik? Pa dyshim, kështu është. Gad Lerner Një ese polemike dhe jashtëzakonisht inteligjente. Fernando Savater
Pas njëzet e kusur vjetëve të një regjimi hibrid, të udhëhequr nga besnikët e diktaturës për të fshehur krimet e diktaturës, shqiptarët e thjeshtë kanë të gjithë të drejtën e robit e të Zotit që të zgjohen e të mos flasin më me vete.
Në librin Mbi qeverisjen (pjesa e parë) trajtohen çështje themelore të sistemit politik, të shpërndarjes së fuqisë në kuadër të dy parimeve bazë të qeverisjes demokratike: parimit të ndarjes së pushteteve dhe atij të kontroll-balancimit, shumë shpesh edhe brenda një skeme krahasuese me rastin shqiptar.
Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë. Botimi i katërt i këtij libri mësimor tepër të suksesshëm është tërësisht në...
Teksti i Craig & de Burca është Bibla" e Të Drejtës së Bashkimit Europian. Unë nuk mund ta imagjinoj studimin pa këtë libër." Marriane Muona, ish-studente e Drejtësisë, Universiteti i Helsinkit; "Craig & de Burca është bërë legjendë për cilësinë: i saktë nga pikëpamja ligjore dhe i pasur nga përmbajtja", Christopher Hilson, Profesor i të Drejtës...
Teksti i Craig & de Burca është Bibla" e Të Drejtës së Bashkimit Europian. Unë nuk mund ta imagjinoj studimin pa këtë libër." Marriane Muona, ish-studente e Drejtësisë, Universiteti i Helsinkit; "Craig & de Burca është bërë legjendë për cilësinë: i saktë nga pikëpamja ligjore dhe i pasur nga përmbajtja", Christopher Hilson, Profesor i të Drejtës...
Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimi i atyre ekzistuese. Autori në këtë libër argumenton se ndërtimi i shtetit është një nga çështjet më të rëndësishme për komunitetin botëror, sepse shtetet e dobëta apo të dështuara janë burimet e shumë prej problemeve më serioze të botës, nga varfëria tek SIDA, droga dhe...
Për mbi katër dekada, teksti klasik i Hans Morgenthau vendos realizmin si mënyra themelore e të menduarit në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare. Edhe pse ka patur kritikët e tij, fakti se libri vazhdon të jetë teksti që ka jetuar më gjatë si material për kurset e marrëdhënieve ndërkombëtare dëshmon për vlerën e tij të qëndrueshme.
Vet titulli Politikat e Unionit Europian ngërthen një problematikë mjaft komplekse. Në fakt, politikat e saj janë alfa dhe omega e funksionimit të Unionit Europian. Nocioni politikat e përbashkëta, është përdorur për herë të parë në nenin 3 të Traktatit të Romës dhe kufizohej vetëm në vendosjen e tri politikave të përbashkëta (bujqësore, transportit,...
Ky libër është një nga veprat kryesore të shkencave politike dhe një tekst klasik mbi natyrën e rendit në politikën botërore. I publikuar fillimisht në vitin 1977, vazhdon të karakterizojë dhe modelojë disiplinën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ky libër vëzhgon disa nga bazat e legjitimitetit të shtetit dhe tregon se përse shumë shtete të dobëta do të jenë vendndodhjet e luftës në të ardhmen. Më në fund, autori pyet se ç'mund të bëjnë Kombeve e Bashkuara rreth problemeve të shteteve të dobëta dhe të dështuara.
Libri është një ndërtim mjeshtëror mbi nevojën për të kërkuar një fat të përbashkët që mbështetet në dy shkolla mendimi: filozofinë politike (shumë e afërt me Kantin, megjithëse autori nuk e vë në dukje) dhe shkencën politike moderne dhe postmoderne që mbron demokracinë, ndërtimin e saj institucional dhe mbështetjen shoqërore.
Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.