“Nëse ke parë flori, e ke parë...
Në romanin “Pilisama Selfie” shkrimtari Zija Çela ndërton një qytet gjysmë provincial, të mbushur deri në grykë me vanitete njerëzore autentike, të cilat marrin jetë nga përballja me marrëzitë dhe lajthitjet kolektive, ku gjedhja letrare parodiake plekset me prirjen tashmë të sprovuar të autorit për të përqeshur pa mbarim bashkëkohësit e vet.
Duke lexuar librin, na duket sikur hyjmë në një “dhomë magjike” të zhveshur e me shpirtin në dorë. Ndiejmë që kjo “dhomëz e magjishme” na ka bërë ta duam më shumë veten dhe jemi gati të përqafojmë aventurat që jeta na ofron me zemërgjerësinë e saj. Prof. Fulvia Shtëpani, Académie de Versailles, Paris
Romani i fundit i shkrimtarit Agron Tufa, “Arratia e fundit e Baltazar Ketës”, është një roman-baladë, një roman-mit, me heronj plot ëndrra të bukura e të sëmura, që rravgojnë drejt së pamundurës, midis një realiteti dhe sfondi shoqëror depresiv.
"Vera pa kthim" është romani i parë i Besnik Mustafajt, shkruar në moshën 26-vjeçare. Ky është botimi i tij i shtatë në shqip. Sipas autorit, "Vera pa kthim" zgjoi tek ai romancierin dhe i çeli rrugën përhapjes së veprës së tij në botë.
"Gjinkallat e vapës", ne shohim lulëzimin e një talenti që refuzon të shkojë drejt të vërtetave të dukshme dhe kuptimeve pa ambiguitet.
Fitues i “Fondit për mbështetjen letrare të të rinjve” nga QKLL. Me motivacionin: Për mesazhet nënkuptimore të përcjella nëpërmjet një stili ekzistencial dhe proze të konsoliduar, që evidentojnë problemet thelbësore të brezit të mileniumit të ri.
Nga autorja e një prej librave më të shitur, Gjinj dhe vezë, si dhe sensacionit letrar ndërkombëtar, Mieko Kawakami, një roman i kthjellët që ndriçon ndikimin e dhunës dhe fuqinë e solidaritetit. Qiell rri si një dëshmi e shkëlqyer e talentit letrar të Kawakamit. Nuk ka dyshime se ajo ka zënë vendin dhe ka fituar reputacionin si një ndër autoret e reja më...
Ditën që një romanciere e re zbulon se redaktori i saj rrezikon të kapet nga Policia e Kujtesës, ajo dëshiron dëshpërimisht ta shpëtojë. Për të po bëhet gjithnjë e më e vështirë të fshehë kujtimet e veta. Të dy ata do të përpiqen të shpëtojnë të shkuarën, objektet dhe veten. “Policia e Kujtesës” është një distopi e bukur dhe përndjekëse për fuqinë e...
Meri Dishnica vjen me nje tufe esesh reflektuese per kohen tone dhe raportin me individin.
Ne kete liber vjen historia e nje prej famijeve me te shquara te historise se Shqiperise por njeheresh e njohur edhe ne Perandorine Osmane, - shkruar nga Thomas Frasheri, - me fakte qe dalin per here te para para publikut. Nuk eshte thjeshte nje histori familjare... Ky botim eshte pergatitur me nje cilesi te larte nga shtepia botuese Onufri
Gjinj dhe vezë paraqet një portret të gruas moderne në Japoni dhe tregon rrugëtimet intime të tre grave, teksa përballen me shtypjen dhe pasiguritë e tyre, për të gjetur paqe dhe të ardhme që mund ta quajnë vërtet të tyren.
Asnjë tregim nuk ngjan me tjetrin dhe lexuesi do të dyzohet, a t'i lexojë me shpejtësi apo të shijojë mençurinë dhe energjinë e harbuar të Chung-ut në çdo faqe. “Lepurushi i mallkuar” është një libër që bërtet ta lexosh natën vonë dhe që duhet të kalojë te duart më të afërta ditën tjetër.