Koni dhe familja e saj bëjnë një udhëtim. Edhe gjyshërit dhe kushëriri i saj, Mikeli,janë sigurisht me to. Një shëtitje në pyll, piknik në fushë, akullore dhe udhëtim me tren. Një ditë me të vërtetë e bukur! Deri kur Koni humb arushin e saj....
Mami ka gatuar pure patatesh me spinaq. Konit nuk i pëlqen fare dreka, ndaj vendos të gatuajë vetë. Së bashku me shokun e saj, Simonin, ata bëjnë pica shumë të shijshme. Një aventurë të re për Konin, por edhe për fëmijët që pëlqejnë ti bëjnë vetë picat, duke lexuar udhëzimet në fund të librit.
Gëzuar, Koni! Më në fund, erdhi dita e shumëpritur! Koni hap dhuratat e saj të ditëlindjes dhe ha ushqime që i pëlqejnë. Por, gjëja më e bukur do të jetë festa e saj. Ajo e feston ditëlindjen edhe në kopsht, edhe në shtëpi me miqtë e saj.
Koni mëson të notojë. Nuk është aq e thjeshtë të lëvizësh këmbët dhe krahët për të qëndruar mbi ujë. Por, ama, Koni ia del mbanë dhe fiton edhe medaljen Kali i detit. Një libër për të gjithë fansat e Konit dhe adhuruesit e notit.
Koni nuk humbet asnjë orë stërvitjeje, që kur bën pjesë në një ekip futbolli. Aty ajo mëson çdo gjë rreth futbollit. Ajo mezi po pret të luajë në një ndeshje të vërtetë, por papritur sëmuret. A do të shërohet në kohë për të luajtur dhe a do ta përballojë dot lojën?
Koni shkon në një kurs baleti. Sa qejf është të kërcesh bashkë me fëmijët e tjerë, të hidhesh si mace dhe të lëvizësh nën ritmin e muzikës! Koni dhe grupi i baletit kërcen në një shfaqje të vërtetë para spektatorëve...
Koni luan floktoresh. Por bigudinat me lapsa dhe çamçakëz kanë ngecur keq te flokët. Këtë punë e zgjidh vetëm gërshëra. Por ajo nuk ka qenë kurrë më parë në floktore. A të dhemb kur i pret flokët?