Kryevepër botërore, që nuk mbahet vetëm si himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa interes midis shokësh, por konsiderohet si një nga historitë më të bukura e mallëngjyese të dashurisë. Mahnitës! Vepra më e mirë e një prej autorëve më të shquar të brezit të humbur, përkrah Heminguejit. Një dramë dashurie dhe miqësi e ngushtë shokësh, që...
Marguerite Duras lindi më 1914 dhe që me romanin e saj të parë hyri në letërsinë bashkëkohore franceze si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çiltër. Emri i saj ka mbi 50 vjet që udhëton nëpër botë nëpërmjet veprash befasuese, ku problemet e mprehta sociale që shqetësojnë sot botën njerëzore, kanë gjetur te pena e shkrimtares...
Bij dhe dashnorë është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.
Mbi librinLufta dhe Paqja, është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Mbi librinLufta dhe Paqja, është një novelë historike që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Romani tregon aventurat e një gaskonati trim të çartur 18 vjeçar me emrin D'Artanjan, që vjen në Paris të bëjë karrierë në trupën e muskëterëve. Krijon miqësi me Atosin, Portosin dhe Aramisin, muskëterë të mbretit Luigj XIII. Këta katër burra do t'i kundërvihen kryeministrit, kardinalit Risheljë dhe agjentëve të tij, mes të cilëve konti Roshfor dhe...
I dyzuar mes Zotit dhe Satanait, ai ka shkruar që nga faqet më sarkastike e të hidhura të poezisë franceze e deri tek kulmet e lirikës së saj të dashurisë.
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...
Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali, ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht.
Ky roman sjell një histori dashurie, nga më të bukurat e letërsisë angleze. Pena e përsosur e Xhejn Ostenit e tërheq lexuesin në një univers që i përket po aq të kaluarës sa edhe të tashmes, në një shoqëri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmëria, qenia femër dhe mashkull, e vërteta dhe gënjeshtra.
Te Zhystina markezi dë Sad tregon ndodhitë e një heroine fatkeqe e tronditëse, të zënë në kurth prej korrupsionit e vesit. E gënjyer, e dhunuar, e poshtëruar, e vendosur nën rrahjet më të egra, kjo u ofron xhelatëve të vet çiltërsinë dhe besimin në virtyt. Në vepër gjejmë tërë perversitetet e një epoke, me të cilat Zhystina përballohet; epokë që u...
Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar...
... E kur para teje të hapen sa e sa rrugë dhe ti nuk do të dish cilën të marrësh, mos iu fut njërës kuturu, merr frymë thellë e plot besim, ashtu si ke marrë frymë ditën kur ke ardhur në këtë botë... Rri pa lëvizur, hesht, dhe dëgjo zemrën tënde. Mandej, kur të të flasë, ngrihu dhe shko ku të shpie ajo.