Në këto 25 vjet tregu i botimeve ka shënuar hapa të jashtëzakonshme, duke e pasuruar ndjeshëm botën intelektuale dhe shpirtërore. Por, kjo industri vuan rëndë pasojat e keq-menaxhimit dhe marketingun pa standarde të librit. Në një situatë të tillë, vjen si ofertë serioze dhe mundësi zgjidhje edhe Bukinist.al, platforma më e re në tregun e publikimeve, pjesë e kompanisë NetTrade Albania, e cila ushtron aktivitetin e shitjeve online që prej vitit 2012.
Pas një përvoje suksesi në këtë treg, ku tashmë jemi lider në Shqipëri, ne sjellim “Bukinist”-in, me të njëjtat ambicie dhe energji, për të qenë një partner serioz dhe profesional, në krahun e enteve botuese shqiptare dhe më gjerë. Ne kemi përzgjedhur njerëz që e duan librin, kanë përvojë të gjatë në këtë fushë dhe janë gati të bëhen pjesë e sfidës për sukses.
Libri është pasuria e madhe që duhet të shkojë në çdo shtëpi, klasë apo zyrë; kudo nëpër Shqipëri dhe jashtë saj: Dhe ne e kemi ndërmarrë këtë sfidë tashmë. Botimi që kërkoni këtë çast është vetëm një telefonatë larg jush dhe brenda një kohe rekord ai vjen në destinacionin e kërkuar. Për shërbimet tona të transportit dhe shpërndarjes merrni më shumë informacione në këtu
Bukinist.al është vitrina e madhe virtuale, brenda së cilës gjendet një gamë e gjerë botimesh; që nga libri artistik, librit shkollor, akademik, profesional, libri për fëmijë, libri i vjetër, katalogët, albumet, pullat postare dhe kartolinat. Por, dyqani virtual është vetëm një pjesë e punës dhe e përgjegjësisë tonë. Marketingu online, menaxhimi modern në shpërndarjen e librit dhe pjesëmarrja aktive me botuesit për promovimin e të gjitha vlerave që hidhen në qarkullim janë disa prej objektivave tona. Ne, jo thjeshtë bashkojmë prodhuesin e librit me lexuesit për interesa tregu, por vijmë me përkushtimin dhe profesionalizimin për t’i mbajtur të informuar të gjithë miqtë e librit, për të dhënë rekomandimet e duhura, dhe për të punuar bashkërisht në rritjen e kulturës së leximit në vend.
Përmes “shop-it” online, por edhe përmes blogut dhe rrjeteve sociale, ne do t’iu informojmë për çdo të re që qarkullon në sferën e publikimeve; por nëse këtë informacion e doni në çdo kohë, këto shërbime ua ofrojmë edhe përmes të dhënave të kontaktit.
Bukinist rikthehen edhe pasionin e vjetër, duke referuar dhe rekomanduar botime për këdo që ka nevojë; njëherësh, ne vijmë me shërbimin për të sjellë te ju çdo libër që do të donit. Por, jo vetëm aq; Tezga (shit librin tënd) është shërbimi i madh i librit të përdorur, përmes të cilës çdo kush mund të shesë apo dhurojë librat e bibliotekës së tij. Njëherësh, ne kemi ambicjen për të arritur rezultate edhe në fushën e botimeve të vjetra; librave të rrallë, pullave, kartëpostaleve, fjalorëve, hartave etj.
NetTrade vjen bashkë me të gjitha idetë inovative dhe projektet për të zhvilluar me standarde moderne industrinë e botimeve në vend: Pse jo, edhe për t’i hapur rrugë në një të ardhme të afërt edhe librit elektronik, për të cilin ftojmë të ndajnë interesat dhe rreziqet të gjithë aktorët e interesuar. Kjo nuk është thjeshtë një kërkesë që na e imponon tregu i madh global, por është edhe detyrë e përgjegjësi që ne si sipërmarrës ua kemi gjysmës së kombit që jeton jashtë trojeve shqiptare.
Prandaj duam të shprehim falënderimet më të ndjera për të gjitha shtëpitë botuese që e kanë mbështetur dhe besuar botimet e tyre që në nisje këtë sipërmarrje dhe besojmë se shumë shpejt do të bëhen pjesë e saj edhe kolegët e tyre. Ne jemi të sigurt në rrugën tonë për ta çuar përpara Bukinist-in, pasi lexuesi e ka kërkuar prej kohësh një nismë të tillë.