Edhe pse shumë e zgjuar dhe me një kulturë të përgjithshme mjat të gjerë, që e ka fituar si autodidakte duke frekuentuar bibliotekat e qytetit, Rëneja ka vendosur të jetojë e fshehur pas petkut të konsierzhës së trashë dhe të pakultivuar.
Një histori e fuqishme, tejet njerëzore, e një vajze plot energji, të vendosur, që përpiqet të marrë në dorë frerët e jetës së saj.
"Nëna" u shkrua në vitin 1933, në Kinën e largët, fare pak të njohur për evropianët. Përmes një numri skenash që sjellin fatkeqësi dhe humbje të njëpasnjëshme në jetën e heroinës, burrin fillimisht, pastaj vajzën dhe, më në fund, një bir, synohet të kalohet thjesht në lartësimin e magjishëm të një figure poliedrike dhe që me anonimatin e vet rrok...
Aftësia e Morrisonit në përdorimin e fjalëve të thjeshta për të prodhuar fraza lirike e me shkëlqim dhe për të evokuar përceptime të sakta emocionale është e jashtëzakonshme. Vepra e saj përmbush në mënyrë brilante ngarkesën në tipizmin madhështor dhe gravitetin moral, që çdokush me të drejtë do të priste nga një laureate e Çmimit Nobel në letërsi
Një libër inteligjent, i guximshëm dhe i shkruar bukur. Thjesht fare, ky rrëfim të ndryshon jetën.
"Rebeka" e shkrimtares Kate Douglas Uigin është një roman klasik amerkan për të rinjte që tregon historinë e njëmbëdhjetëvjeçares Rebeka Randall, e cila lë fermën e saj për te jetuar me tezet, gra të pamartuara dhe për t'u bërë një vajzë e arsimuar. E varfër për nga origjina, Rebeka është një fëmijë simpatik që për të shprehur ndjenjat e saj, shpeshherë...
Helena përgatit me dashuri dhomën e vet të miqve për shoqen e saj, Nikolën, e cila po vjen të kalojë ca kohë me të. Për tri javët në vijim, ndërkohë që Nikola i nënshtrohet trajtimit që beson se do ti kurojë kancerin në stad të përparuar, Helena bëhet infermierja e saj, shërbyesja, engjëlli mbrojtës dhe gjyqtarja e ftohtë.
Pasi i bie kryq e tërthor Afrikës, shkrimtari e përfundon udhëtimin e tij në një rezervat natyror në Kenia. Aty njihet me Patrician - një fëmijë i çuditshëm, që gjithë kohën rri me kafshët e egra, sidomos me një luan: Kingun.
Ky roman përmban mesazhe të rëndësishme për të gjithë. Të rriturve u rikujton se sa mizore mund të jetë bota e fëmijëve sidomos kur këta janë "të veçantë" dhe se sa dhimbje mund të mbartë ajo. Ndërsa fëmijëve u jep mesazhe ndërgjegjësimi, tolerance dhe miqësie, që në kohëra si këto tonat, janë gjithmonë e më të rralla.
Flavia dë Ljus, heroina e serisë, është një zonjushë njëmbëdhjetëvjeçare e pasionuar pas kimisë dhe e tërhequr nga helmet. I intereson sidomos arseniku dhe antidotet e tij. Por, mbi të gjitha, rend gjithnjë pas ndodhive të reja dhe ngulmon të jetë e pranishme kudo. Ajo është mbresëlënëse si heruese dhe magjepsëse si shkencëtare e marrë, me instikte të...
Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë dhe mban emrin e një pishine. Emër që e ka bërë object talljesh therëse dhe lojëra fjalësh. Deri ditën kur, për të gjithë, vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi. Gjatë udhëtimit për në Kanada, bashkë me familjen dhe kafshët e kopshtit zoologjik të të atit, anija tregtare...
Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton "Ujkun e Stepës" një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, "Ujku i Stepës" ruan...
Jam bija që gjithnjë ke dëshiruar. Tani ti je nëna ime. Dhe askush s'do ta marrë vesh. ?farë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar? Është e vërtetë që ndonjëherë njerëzve mund t'u duken e njëjta gjë