Përmes elementeve psikologjike, autorja zbulon rolin e ushtrimeve të ndryshme fizike dhe pozicioneve për të nxitur ndjesitë tona. Gjithashtu, na ndihmon të zbulojmë të gjitha veçoritë që përbëjnë seksualizmin tonë, duke iu përgjigjur njëkohësisht dyshimeve dhe pasigurive që e shoqërojnë këtë element të rëndësishëm të jetës sonë të përditshme
Leo Buscaglia na paraqet në këtë libër me një manifest mbi dashurinë, ëmbëlsinë, përkujdesin, dhembshurinë, komunikimin, altruizmin: pjesët më vitale të sjelljes njerëzore.
Dashuria të bën të lumturI Gjithë lënda e librit përbën një himn botëror për njeriun dhe dashurinë e tij. Përzgjedhësja, besojmë e shpresojmë, do të marrë një faleminderit nga çdo lexues
Një libër i cili ja del të zbulojë aventurat e dashurisë të disa prej grave më të famshme në botë.
Një libër i cili ja del të zbulojë aventurat e dashurisë të disa prej burrave më të famshme në botë.
Që nga kohët homerike dhe deri më sot, janë përzgjedhur poezitë më të bukura për dashurinë, nga një përkthyes dhe poet plot shpirt dhe talent si Faslli Haliti. Ky libër vlen edhe si doracak për të gjithë dashnorët që kanë dëshirë ti këndojnë dashurisë me vargje
Thelbi i dashurisë është të dalësh nga vetja dhe të depërtosh te të tjerët. Kur ndalojmë së shqetësuari për të drejtat, ndjenjat, lumturinë e sigurinë tonë dhe fillojmë të shqetësohemi për të drejtat, ndjenjat, lumturinë dhe sigurinë e të tjerëve, atëherë do të gjejmë fuqinë e vërtetë të dashurisë.
Historitë më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave.
Kalorësi i Bronztë është pjesë e një trilogjie. Romani nuk përfundon me kaq. A duhet të besojmë se Aleksandri ka vdekur? Si do të jetë jeta e Tatianës në Amerikë?
Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali, ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht.
Marguerite Duras lindi më 1914 dhe që me romanin e saj të parë hyri në letërsinë bashkëkohore franceze si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çiltër. Emri i saj ka mbi 50 vjet që udhëton nëpër botë nëpërmjet veprash befasuese, ku problemet e mprehta sociale që shqetësojnë sot botën njerëzore, kanë gjetur te pena e shkrimtares...
Ajo ka një bukuri joshëse, enigmatike dhe është shumë më e madhe se ai... E dëshpëruar, ajo mban një të fshehtë. Një ditë zhduket pa lënë gjurmë. Vetëm shumë vite më vonë, ai e takon përsëri. Një hulumtim gati kriminalistik i një dashurie të çuditshme dhe një të kaluare të ndrydhur.