Reduced price! Perpjekja Shqiptare 1936 - 1939 vellimi I dhe II View larger

Perpjekja Shqiptare 1936 - 1939 vellimi I dhe II

Branko Merxhani (botues) MAS0060

New product

Përshkrim i shkurtër : Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.

More details

198 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928243959

4 500 Lekë

-10%

5 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko. Numri i parë doli në tetor të 1936, ku në faqen e dytë të kopertinës shkruante drejtor Branko Merxhani, administrator Petro Marko. Ky i fundit u largua nga bashkëpunimi pas numrit të tretë të revistës, kur Branko Merxhani paraqiti haptas idetë e tij politike në artikullin Pse nuk jam marksist. Në rrethet intelektuale ajo pati një pritje të ngrohtë, ku mund të përmenden emra të njohur që morrën pjesë me shkrimet e tyre në revistë si: Migjeni, Mustafa Kruja, Krist Maloki, Selman Riza, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, Eqrem Çabej, Perikli Mborja, Mit'hat Frashëri, Aleksander Xhuvani, Manush Peshkëpia, Shefqet Musaraj, Aleks Çaçi, Lasgush Poradeci, Nexhat Haki, Stavro Skëndi etj. Për nga rëndësia ajo renditet në podiumin e fondit të revistave shqiptare, ku janë botuar studime filozofike, letrare, sociale e politike, polemika, por edhe përkthime të shumta. Kjo revistë është një vlerë e veçantë e sistemit tonë kulturor. Ky botim anastatik përmban të gjithë serinë e numrave të botuar, te ndarë në dy vëllime. Vëllimi i parë ka 672 faqe dhe përfshin vitet 19361937, duke filluar nga numri i parë i publikimit deri në numrin e dymbëdhjetë. Vëllimi i dytë ka 574 faqe dhe përmban pjesën tjetër të numrave të botuar (1327) të viteve 1938 1939.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages1246
ISBN9789928243959
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim