Ne kemi menduar edhe per femijet te...
Libri i Xhunglës vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë. Mogli është një foshnjë njeri e gjendur dhe e rritur nga ujqërit. Jashtë shpellës, tigri njeringrënës mezi po pret ta kullufisë. Çfarë do të ndodhë me Moglin?
Natyra dhe kafshët përbëjnë gjithmonë kuriozitet. I tillë vjen edhe ky botim enciklopedik për kafshët, i dedikuar për fëmijët e moshës 6-13 vjeç
Seria parashkollore "Kush jam unë?" është krijuar enkas për të dhënë njohuri përmes mësimit zbavitës të fjalëve të rëndësishme në rritjen e fëmijës. Seria është klasifikuar në disa grupime si kafshët e buta dhe të fermës, kafshët e egra, profesionet dhe transporti.
Bota e xhunglës ka plot mistere që e ngacmojnë mendjen e fëmijës; kafshët e këtij libri flasin, veprojnë dhe komunikojnë me fëmijët, duke ndërtuar një botë magjike për lexuesit e vegjël
Libri "Tiranozauri Reks- mbreti i dinozaurëve" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri dykëmbësh mishngrënës, emri i të cilit ka kuptimin "mbreti më tiran i zvarranikëve". Për të thuhet se ka qenë kafsha më e madhe që ka jetuar në Tokë dhe se mund ta kthente kokën nga të gjitha drejtimet.
Libri "Triceratopsi - dinozauri më i fortë" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin "fytyra me tre brirë". Mendohet të ketë qenë dinozauri i fundit që eci mbi Tokë dhe se ishte shumë i shpejtë.
Libri "Brakiozaueri- dinozauri më i gjatë" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin "zvarraniku me krahë të degëzuar". Ai të mendohet se ka qenë aq i madh, sa hante deri në 200 kilogramë bimë në ditë dhe se jetonte deri në 100 vjet.
Libri "Bota rreth nesh" i njeh fëmijët me gjithçka që ndodhet në Tokë. Qytetin e zhurmshëm dhe fermën e gëzueshme, pyjet e gjelbra, savanat dhe xhunglat, detet dhe oqeanet, malet, polet... Duke shtypur butonat zanorë që gjenden pranë figurave, fëmijët njihen dhe argëtohen me zërat e kafshëve dhe tingujt e natyrës në skajet më të largëta të botës.
Djemtë dhe vajzat në këtë libër zbulojnë katër elementet bazë: ajrin, tokën, ujin dhe zjarrin.
FIUU! AJRI Të gjitha kafshët dhe bimët kanë nevojë për ajër të pastër. Ky libër u tregon fëmijëve rëndësinë që ka ajri për jetën dhe shpjegon rreziqet e ndotjes. Fëmijët mësojnë se secili prej tyre mund të ndihmojë për të pakësuar ndotjen e ajrit.
YFF! MBETURINA! Mbeturinat, plehrat dhe mbetje të tjera të hedhura në vende të papërshtatshme, krijojnë një mjedis të papastër e të pakëndshëm. Ato, gjithashtu, rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve. Ky libër u mëson fëmijëve se sa e rëndësishme është hedhja e mbeturinave në vendet e caktuara.
PLLUQ! UJI Në këtë libër fëmijët mësojnë për rëndësinë që ka uji për jetën e gjallesave: njerëzve, kafshëve, bimëve dhe zbulojnë mënyrat se si mund ta kursejnë ujin në shtëpitë e tyre.
Në këtë libër fëmijët do të mësojnë se e gjithë energjia në Tokë vjen drejtpërdrejt nga Dielli ose jo. Fëmijët do të mësojnë gjithashtu, për rëndësinë e gjetjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Kjo seri me libra elektronikë përfshin një tematikë të gjerë për fëmijët e moshës 3-4 vjeç, ku jepen njohuritë fillestare për shkronjat e fjalët, numrat, kafshët, natyrën e mjedisin përreth. Me një miush magjik që lëshon tinguj dhe dritë ndihmohet fëmija për përgjigjet e sakta. Nëse fëmija përgjigjet saktë do të ndizet drita e gjelbër dhe do të dëgjojë...
Kjo seri me libra elektronikë përfshin një tematikë të gjerë për fëmijët e moshës 3-4 vjeç, ku jepen njohuritë fillestare për shkronjat e fjalët, numrat, kafshët, natyrën e mjedisin përreth. Me një miush magjik që lëshon tinguj dhe dritë ndihmohet fëmija për përgjigjet e sakta. Nëse fëmija përgjigjet saktë do të ndizet drita e gjelbër dhe do të dëgjojë...
Libri "Gjëegjëza me kafshë" përmban të ilustruara me ngjyra gjëegjëza klasike për shumë lloje kafshësh, që jetojnë pranë ose larg nesh.
Dy aventura fantastike tripërmasore me Pop - up, ku do të takoni pulëbardhën bukuroshe dhe rosakun Jon.
Librat e mëdhenj me mozaikë përmbajnë nga 8 mozaikë, ku fëmijët do të njihen me kuajt e vegjël, Poni.
Librat e mëdhenj me mozaikë përmbajnë nga 8 mozaikë, ku fëmijët do të njihen me gjallesat e ujit.
Me meloditë që përmban çdo libër, përveç kënaqësisë së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat dhe duke formuar mozaikët.
Një set me libra për fëmijë nën titullin 'Zbulimet e Para' Librat kane 37 faqe secili dhe jane te pershtatshem per femijet tuaj te grupmoshes 3-6 vjec
Seria “Zbuluesit e vegjël” është e veçantë. Secili prej librave që e përbëjnë atë, siç është “Thellë në det”, ka më shumë se 30 kapakë. Ja, në këtë libërth gazmor, po t’i ngrini një nga një këta kapakë, do të zbuloni brenda e jashtë tyre thellësinë e detit. Është njësoj si një lojë. E dini? Po ta keni përpara, mezi do të prisni të shihni sidomos ç’ka...
"Gjirafat s'vallëzojnë dot" është një nga librat më të shitur në botë, mjaft i pëlqyer dhe i vlerësuar prej prindërve dhe fëmijëve të moshave 5 deri 8 vjeç.