Teksa shkruan: "Unë mund të heq dorë nga gjithçka, por jo nga mendimi? Kjo është e mira ime më e lartë, madje e mira ime absolute", Arshi Pipa është aq i vërtetë e aq i sinqertë, sa asnjë tjetër mendimtar përpara tij, nëmos Sokrati, modeli i tij kurajoz.
Libri dëshiron të bindë lexuesin se të gjitha përpjekjet e tij për dashuri janë të caktuara të dështojnë nëse ai nuk përpiqet të zhvillojë më aktivisht në mënyrë sa më të plotë personalitetin e tij, me qëllim që të arrijë një orientim produktiv
Konsiderohet një nga librat më elegantë të filozofisë politike, në të cilin Scruton trajton sfidat më të mëdha të mendimit politik konservator, por edhe të veprimit politik të partive që janë të rreshtuara djathtas. Me një gjuhë të përkorë dhe thellësi të rrallë, autori depërton në konceptet themelore të konservatorizmit dhe ndërton qasjen që duhet të...
Libri botohet për herë të parë. Ai e merr emrin nga një prej shkrimeve të tij përbërëse dhe është i ndërtuar me 12 të tillë.
"Apologjia e një matematikani" është parashtrim emocionues i raportit të një shkencëtari të madh me disiplinën së cilës i kushtoi tërë jetën e vet. Rrëfyer me një sinqeritet vërtet mbresëlënës pa kurrfarë përpjekjesh për të hedhur mbi veten vezullime "Dritësimesh pozitive"
Ky libër ka të bëjë me atë çka zakonisht quhet filozofi e fesë.
Edhe sot e kësaj dite, një poemë gjallon vetëm kur thuhet me zë. Ajo duhet ditur përmendësh dhe, për ti dhënë jetë, duhet recituar me fjalët e heshtura të ligjërimit të brendshëm. Edhe miti është i gjallë vetëm nëse vazhdon të rrëfehet brez pas brezi, në jetën e përditshme.
Autor i mbi dymbëdhjetë librave, George Steiner njihet sot si një ndër mendjet e mëdha të kohës sonë. Eseist, kritik letrar, romancier, fi lozof amerikan, i lindur në Europë, G.Steiner konsiderohet si një ndër fi gurat me ndikim më të madh në botën e sotme intelektuale. Disa prej veprave të tij si: The death of tragedy, After Babel etj., janë kthyer në...
Ky është një rishqyrtim i filozofisë greke, duke paraqitur tezën se ajo ka qenë qartazi një filozofi e vjedhur nga Egjipti (d.m.th Afrika).
Në këtë situatë të sundimit tiranik e të pafuqisë politike, për Senekën ashtu si dhe për Ciceronin kohë më parë, filozofia u shndërrua në një rrugë shpëtimi.
Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare për çështje të rëndësishme të filozofisë. Këtu mund të përmendim raportin midis filozofisë dhe teologjisë apo iluminacioneve dhe arsyes
Ky libër është sfidues për kohën tonë. Mund të rikthejë lexuesin e vërtetë. Është një grishje mahnitëse. "Rrëfimet" e Shën Agustinit na bëjnë të mendojmë për përkohshmërinë tonë, por edhe për amëshimin.
Më 1936, ky libër ishte si një frymëmarrje e çliruar; mbi gjysëm shekulli më vonë, forca e tij tronditëse mbetet e njëjtë.
E gjithë filozofia e Niçes duket sikur përshkon një rrugë të vetme e cila të shpie domosdoshmërish tek koncepti i mbinjeriut.
Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.
Cilido e ka një mendim për fenë. Ai mund të jetë pozitiv, mund të jetë negativ, por rrallë është asnjanës.
Fiziologjia e dashurisë është një ese analizë psikologjike e ndjenjës më të lartë; është një studim i dashurisë në shoqërinë tonë moderne dhe si duhet të jetë ajo në një shoqëri më të mirë.
Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në SHBA, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu edhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik.
Unë mendoj në fakt se televizioni, përmes mekanizmave të ndryshme që kam munduar t'i shpjegoj me shpejtësi, paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, filozofinë, drejtësinë.
Shpesh herë kontradikor me vetveten, disa herë del si besimtar e herë tjetër si egocentrik individualist e atesit, ai nuk ishte i sigurt per bindjet e tij fetare apo filozofike, asnjë shkollë filozofike nuk gjen diçka tjetër të përbashkët me Soren Kierkegaard.
Tek kritika e ekzistencializmit gjejmë tashmë të gjithë kritikën që Gombroëicz derdh në periudhën e fundit të jetës së vet, mbi lëvrimin e filozofisë tradicionale: sipas tij, filozofia nuk mund të jetë diçka e gjallë dhe njëkohësisht të shpjegojë jetën.
Monada nuk është veçse një substancë e thjeshtë e cila bën pjesë tek përbërjet. Me termin " e thjeshtë" do të kuptojmë "jo e përbërë".