Azem Shkreli A-008821
New product
Nje nga mjeshtrat e poezise shqipe te shekullit te XX, Azem Shkreli, vjen me nje permbledhje poetike, pergatitur dhe perzgjedhur per lexuesin plot shije nga studiuesi i njohur, Anton Nik Berisha. Permes saj, breza te ndryshem lexuesish kane mundesine qe te prekin magjine poetike te ketij autori te spikatur te letrave tona
496 Items
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
| ISBN | 9789928303936 | |
Vëllimi “Rrënjë të gurta” me poezi të zgjedhura të Azem Shkrelit, njërit ndër poetët tanë më të mëdhenj të të gjitha kohëve, bëhet, pos të tjerash, për dy arsye kryesore.
E para: t’i paraqitet lexuesit pjesa poetikisht më e qenësishme dhe më cilësore e poezisë së tij zgjedhur nga tetë përmbledhjet e tij: “Bulzat” (1960), “Engjujt e rrugëve” (1963), “E di një fjalë prej gurit” (1969), “Nga bibla e heshtjes” (1975), “Kënga e hutinit” (1986), “Nata e papagajve” (1990), “Lirikë me shi” (1994) dhe “Zogj dhe gurë” (1997).
E dyta: të dëshmohet në mënyrë të pandërmjetme rrafshi i lartë dhe vlerat kulmore të poezisë së këtij autori dhe të poezisë shqipe në përgjithësi. Me fjalë të tjera, me këtë zgjedhje, edhe zgjedhësi, edhe botuesi, paraqesin një poet të orës së parë që na la trashëgim një poezi me vlera të jashtëzakonshme, për të cilën do të mburreshin e krenoheshin edhe popujt me tradita letrare shumë më të lashta e më të pasura poetike sesa e jona.
Poezia e rrafshit të lartë dhe e vlerave kulmore artistike, që e cilëson këtë vëllim fund e krye, jo vetëm vë një drejtpeshim në artin tonë letrar, po dhe shërben si shembull që duhet ta gjakojë e ta pasurojë poezia jonë. Them kështu për arsye se krijuesi që gjakon dhe shpreh rrafshin më të lartë poetik, siç veproi Azem Shkreli, shpreh qenien dhe rrafshin më të lartë të vetëdijes kombëtare.
ANTON NIKË BERISHA
| pages | 278 |
| ISBN | 9789928303936 |
| Redaktori | Përgatiti Anton Nik Berisha |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Ky eshte nje nga vellimet me te arrira me poezi te Azem Shkrelit, pjese e programit shkollor ne gjimnaz. Pas nje periudhe mungese, Onufri e sjell kete botim per lexuesit ne Shqiperi, perfshire edhe gjimnazistet.