Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
Autorit të vjetër kroat me origjinë shqiptare nga Shkodra, Andrija Kaçiq Mioshiq, i bën përshtypje të madhe sjellja njerëzore e Skënderbeut, i cili përgjithësisht merret me veset e armiqve të tij dhe me virtytin e heroit të shqiptarëve. Për të, fitohet një dimension i fuqishëm karakteri, që ai e zbulon duke na e kthyer në vlerë të çuditshme, sepse kjo u...
Roman historik, ndryshe nga të tjerët, i shkruar nga i mirënjohuri Sabri Godo, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Romani përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë mendon ai, mënyrën e komunikimit me të afërmit, ushtarët, trimat shqiptarë, dashurinë për Shqipërinë. Një roman që këtë figurë kaq të lartë...
Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
“Në vazhdën e jetëshkrimeve dhe monografive të shumta kushtuar Gjergj Kastriotit, “Skënderbeu” i Schmittit është portreti më i plotë, i ndërtuar me mjetet e historiografisë moderne, me një depërtim të pazakontë në shoqërinë, në protagonistin dhe personazhet kryesore rreth Aleksandrit të ri. Për herë të parë në gjuhën shqipe, me mjetet e thjeshta të...
Loja strategjike Skënderbeu është lojë historiko-strategjike për moshat 10 vjeç e lart dhe mund të luhet nga 2 ose katër lojtarë
Edhe rusët e vlerësojnë madhështinë e heroinë tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një vepër e rrallë, e shkruar në shekullin e XVI, ka mbetur në fondin e veprave kushtuar kësaj figure madhore, ku një autor anonim e përcjell me admirim të veçantë figurën e tij, përmasën e tij dhe rolin në luftë për mbrojtjen e trojeve arbnore nga pushtuesi osman....
Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar
Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re"për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë.?
"Karta europiane e identitetit të shqiptarëve": edhe kështu mund të titullohej ky libër për nga rëndësia kultuhistorike që paraqet pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në veprën e Enea Silvio Piccolominit
Ky libër sjell në qendër të vëmendjes shtetin e Arbrit, një nga vendet më të zhvilluara në periudhën e Mesjetës në Mesdhe, ku kulmin e tij e pati me drejtimin e vendit nga Gjergj Kastrioti. Skënderbeu luftoi për 25 vjet me radhë dhe u bë mburojë e familjes së madhe europiane!
Ky libër rrokë rrugëpërshkrimin nga Troja e lashtë deri në ditët tona të banorëve që jetojnë në trevat e sotme të shqiptarëve. Libri ndërtohet mbi studimin që autorja ka bërë në lidhje me rrënjët e shqiptarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore. Autorja i shikon shqiptarët si krijuesit dhe drejtuesit e perandorive të mëdha, që nga Aleksandri...
Ky është një libër historik, shumë interesant, për faktin se ai është i shkruar nga burimet ‘armike’, për shkak se ai është shkruar nga kronikanë turq, bashkëkohës dhe dëshmitarë të ngjarjeve për të cilat ata flasin. Periudha është shumë e rëndësishme pasi përkon me kohën kur sundimi osman, dallgë dallgë u vendos dhe do të vuloste pushtetin e Portës së...
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".
Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.
Gjeografia nuk ekziston pa historinë, por edhe historia nuk shpjegohet pa gjeografinë. Historia e Adriatikut fillon në lashtësinë e hershme me origjinalitetin e saj detar, sipas ritmit të popullsive që vijnë nga brendësia dhe nga jashtë.
E ku e ka gjetkë zanafillën shteti arb përveç se në Ndërfanë të Mirditës... Këtë tezë mbron fort studiues Nikoll Loka në një studim profesional dhe tejet provokues, që rend të sfidojë disa nga tezat e historiografisë zyrtare të deritanishme. Për çështjet e mëdha që shtron ky libër, por edhe për rëndësinë që pati zhvillimi gati 25-vjeçar i Arbërisë në...
Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1. Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX
Gjergj Kastrioi Skënderbeu është heroi më legjendar i historisë shqiptare, i cili para më shumë se pesë shekujsh çliroi Shqipërinë nga zgjedha osmane dhe u bë një nga mbrojtësit më të mëdhenj jo vetëm i shqiptarëve, por dhe i popujve të tjerë të Europës. Përsonalitetet më të shquara të Perendimit në ate kohë e më pas, i ngritën himn figurës së tij, e cila...
"Kjo vepër bëri të njohur ndër shekuj dhe në të gjithë Europën luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve. Por qëllimi i saj i parë ishte t'i ngrinte një monument Shqipërisë martire për të përjetësuar qëndresën e gjatë antiturke."
Album – antologjia "Skënderbeu, Heroi Kombëtar Shqiptar, Atlet i Krishtit, Mbrojtës i Europës" që po botojmë me rastin e "Vitit Skënderbeu – 2018" është fryt i një pune shumëvjeçare, qëkurse nisëm të qëmtojmë me syrin e antologjistit, aty nga fundi i viteve 90 të shekullit të kaluar, gjithçka historike me vlerë për Shqipërinë dhe shqiptarët nën penën e...
Libri-album“GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE, 1913-2017”, me autor studjusin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër i botuar për Skënderbeun në 105 vjet nga data e emetimit të pullës parë shqiptare nga qeveria e patriotit Ismail Qemali dhe trajton të plotë koleksionin e pullës...
"Illz" - Revistë letrare e Tiranës nr. 10 Një numër special, me 488 faqe, me 118 autore, me letërsi shqipe e të huaj kushtuar Skënderbeut
Romani shpalos një sërë temash të reja dhe të panjohura për historinë dhe letërsinë shqiptare, e shumë prej tyre, të pa trajtuara dhe të panjohura, edhe për letërsinë dhe historinë evropiane.
Për herë të parë vijnë në shqip 8 letra të rralla që heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu pati me sulltanët osmanë në periudhën që udhëhiqte luftën në Arbëri. Këto dokumente të rralla, që janë edhe fakte me vlera të çmuara historike janë gjetur në arkivat italiane
Barleti, bashkëkohës i heroit shqiptar dhe soditës në shumë nga ngjarjet e përshkruara, mbahej, përgjithësisht, gjer tani vonë, si një burim vërtetësie dhe paanësie absolute.
Autori e ka konceptuar hartimin e kësaj monografie mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të lidhur edhe me paraqitjen e burimeve historike dokumentare të shek. XV, dokumentet bashkëkohëse të heroit, që fillojnë me kohën e Gjon Kastriotit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut. Monografia është vëllimi i parë i kolanës që ndiqet nga nëntë...
Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar.