Zef Valentini PL0038
New product
Përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
| ISBN | 9789995657468 | |
Koment nga Giuseppe Valentini: Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i albanologjisë. Madje, prania e figurës së tij prej studiuesi në fushta të ndryshme të shkencave humane, e bën të kotë çfarëdolloj orvatjeje për ta klasifikuar produktin e tij në mënyrë përfundimtare. Por pa dyshim përgatitja e spikatur dhe vepra prej historiani dhe etnografi, përbëjnë parakushtin e rëndësishëm të formimit të një metode personale në kritikën letrare shqiptare. Trajtimi i prurjeve të traditave kulturore dhe historike, nga më të moçmet në kohë deri te më të hershmet, në literaturën shqiptare, e cila në këtë mënyrë zhvillon gjithnjë e më shumë përvoja, motive dhe rryma që e kushtëzojnë qoftë në lindje ashtu edhe në zhvillimin e saj: ja, çfarë është në thelb metoda valentiniane. Falë kësaj natyre të veçantë metodologjike mund të pohojmë pa grimë dyshimi se studimet e tij konstituojnë një hyrje të mrekullueshme në njohjen e problematikës së letërsisë shqiptare dhe të autorëve të saj, duke përbërë një kontribut të spikatur në historiografinë kritike shqiptare...
| ISBN | 9789995657468 |
| Published year | 2010 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.
Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako-ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqitet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant.
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".
Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë...
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.