Virgjil Kule A-002370
New product
Për herë të parë vjen për lexuesit një ditar i hollësishem diplomatik i planeve dhe veprimeve shtetformuese të Skënderbeut. Hap pas hapi në ndjekjen e një kariere intriguese, gjatë së cilës shpata nuk u përdor si qëllim në vetvete, por për të çarë ferrat në shtigjet e labirintit të ndërlikuar drejt objektivit politik për krijimin e mbretërisë arbre, nën dinastinë kastriotase. Dokumente dhe analiza që vijnë për lexuesit nën punën e mundshme, plot pasion dhe profesionalizëm të studiuesit dhe gazetarit të njohur Virgjil Kule.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Maluka | |
| ISBN | 978998060044 | |
I vetmi kryqtar aktiv që mbeti në Ballkan ishte Skënderbeu i Shqipërisë”, - shkruan në një studim të vitit 1998 bizantinisti i njohur, Prof. Donald MacGillivraj Nicol (Fellowship në British Academy dhe anëtar i Royal Irish Academy).
Nga qindra dokumente që përmban ky libër del qartë roli i Skënderbeut në koalicionin e madh ushtarak (kryqëzatë) të Europës Perëndimore kundër dyndjes osmane në shekullin e XV.
Ai krijoi Frontin e Dytë në Ballkanin Perëndimor që veproi krahas Frontit Verior të Danubit duke u bërë kështu për një çerek shekulli mbrojtësi i pathyeshëm i civilizimit shqiptar që ishte i njëjtë me atë europian.
Burrë shteti, Skënderbeu e shfryëtzoi me mjeshtëri potencialin politik dhe ushtarak të kryqëzatës për të krijuar shtetin shqiptar në trajtë mbretërie, nën dinastinë e Kastriotëve. Ky mision, krahas gjenialitetit ushtarak, lypte edhe një talent të jashtëzakonshëm për jurispudencë dhe diplomaci, aspektet thelbësore të të cilave (deri më tani pak të njohura) paraqiten në këtë ditar.
| Lloji i botimit | Hardcover |
| pages | 509 |
| ISBN | 978998060044 |
| Published year | 2021 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | Ribotim |