Libri përfshin njohuri nga teoria e numrave dhe algjebra. Ushtrimet janë shoqëruar me zgjidhjet përkatëse, që u shërbejnë nxënësve të krahasojnë nivelin dhe aftësitë e tyre. Libri është i përdorshëm prej të gjithë atyre që kanë mbaruar shkollën tetëvjeçare, ndonëse është shkruar për nxënësit e shkollave të mesme me interes të kultivuar për matematikën
Libri trajton njohuri mbi gjeometrinë elementare. Shtjellimi teorik shoqërohet me shembuj të ndryshëm ushtrimesh dhe problemash të përzgjedhura me shumë kujdes nga autorët. "Njohuri gjeometrike" do të përfshihet në përgatitjen bazë të ekipeve për olimpiada. Por ai fare mirë shërben si material ndihmës për nxënës me përparim mbi mesatar dhe mund të...
Për hartimin e librit autorët janë bazuar në problemat dhënë në olimpiadat ndërkombëtare. Libri mbyllet me një numër jo të vogël problemesh të zgjidhura. Lexuesit do të binden se botimi i kolanës me njohuri plotësuese matematike për olimpiadat është vërtet e dobishme. Vlen për shkollat e mesme dhe është në koherencë me domosdoshmërinë e thellimit të...
Olimpiadat kombëtare të matematikës 3 përfshin ushtrime dhe problema për vitin e katërt të shkollës së mesme, të dhëna kryesisht në fazën finale të olimpiadave, por edhe në fazën e dytë
Olimpiadat kombëtare të matematikës 2 përfshin ushtrime dhe problema të olimpiadave të matematikës nga viti 1985 e deri në 2005, për vitin e tretë të shkollës së mesme.
Olimpiadat kombëtare të matematikës 1 përfshin ushtrime dhe problema (të zgjidhura), për vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme, të cilat janë dhënë në olimpiadat e matematikës për shkollat e mesme
Ky tekst i përdorur për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm para 7 dekadash vjen si një botim autentik, me vlera jo thjeshtë historike por edhe me standardet sesi mësohej letërsia shqipe përmes tekstit të At Justin Rrotës një prej gjuhëtarëve dhe studiuesëve më në zë të shekullit të XX. Ky libër është një vlerë e rrallë jo vetëm për botën e shkencës.
Ky botim është bërë me kumtesat e mbajtura në konferencën kushtuar 140 vjetorit të lindjes së At Shtjefën Gjeçovit nga Provinca Françeskane në Shkodër, ku morën pjesë gjuhëtarë, studiues, historianë dhe akademikë të njohur në Shqipëri
"Vepra VI" e Fan S. Noli permban "Letërkëmbimi".
Në vëllimin Vepra I përfshihen: Albumi 1, Albumi 2, Poezitë e para dhe parafrazat e fundit, Prozë poetike, Israilitë dhe filistinë, si dhe Rubairat.