Vocerrakja View larger

Vocerrakja

Silvia Montemurro MUZ0131

New product

1110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Muza Botime
ISBN9789928361677

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Personazhi i Norës lindi nga magjepsja e përçuar prej portretit Vocërrakja nga Emilio Longoni, një piktor divizionist që më vonë do të cilësohej si mbrojtës i anarkistëve dhe që Montemurro e shndërroi në një personazh kyç të romanit. Një histori prekëse miqësish dhe dashurish shpaloset ndërsa, në një Milano të varfër të tronditur nga trazirat popullore, Nora do të organizojë grevën e parë femërore të të miturve, Vocërrakeve fëmijë dhe adoleshente të shfrytëzuar në botën e rrobaqepësive, të modisteve dhe tekstileve.

Në moshën pesëvjeçare, në vitin 1890, Nora u portretizua nga piktori Emilio Longoni. Piktura do të bëhej më vonë po aq e famshme sa Oratori i grevës. Bëhet fjalë për Vocërraken, një term dialektik shumë i përdorur në Milanon e asaj kohe.

Vocërraket, vajza të vogla nga mosha pesë deri në shtatëmbëdhjetë vjeç, kryenin punë nga më të ndryshmet, si atë të modisteve, çirakeve të rrobaqepësive dhe korriereve që shpërndanin veshjet në fabrikat e tekstilit. Ato shfrytëzoheshin, paguheshin pak, si pothuajse të gjithë ata që u përkisnin kategorive të ulëta të kohës.

Nora rritet pa dashuri, në një familje punëtore. Babai vdiq gjatë protestës së bukës, para topave të Bava Beccaris. Pak vite më vonë, vetë Nora, ende adoleshente, do të drejtojë grevën e parë femërore të të miturave, pikërisht vocërrakeve. Në të marrin pjesë vogëlushe dhe adoleshente ende të parritura. Për dhjetë ditë të gjata, periudhë në të cilën shpaloset historia e romanit, ato ecin rrugëve të Milanos, duke brohoritur himnin e punëtorëve dhe duke ngacmuar grevëthyeset.

Por historia e Norës ka një anë dukshëm më personale dhe sentimentale. Miqësitë, rivalitetet, tradhtitë, dashuria e parë, dhuna ndaj grave dhe të miturave bashkohen brenda një historie edukimi femëror. Skena është një Milano befasuese: i varfër, popullor, vital, i zemëruar, në fermentim.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages192
ISBN9789928361677
RedaktoriKlodiana Metani
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLindita Sema
RomanSagë&Histori
I ri1