Dy libra per grate qe nuk i njohin burrat

Brian Nox, Kara King SET0357

New product

Përshkrim i shkurtër

Keto dy libra kane ndryshuar perceptimin e shume grave ne mbare boten per menyren sesi i ndertojne raportet e tyre me meshkujt dhe per menyren sesi duhet te ruajne integritetin dhe vlerat e tyre ne nje marredhenie ne cift. Pikerisht per kete arsye, ne i kemi bere bashke keto dy libra ne nje set, duke i rekomanduar tek ato femra qe ende kane dicka per te mesuar nga bota mashkullore.....

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Fuck him Ne djalle shkofte !” nga Brian Nox

https://bukinist.al/sq/bota-shqiptare/15662-fuck-him-ne-djalle-shkofte-.html

Një udhëzues për gratë me vetëbesim, të mençura, të guximshme dhe të pavarura që duan të rimarrin kontrollin e jetës dashurore. Pavarësisht si ndihesh, duhet ta lexosh këtë libër, si një kujtesë për të qenë varianti më i mirë i vetvetes dhe i asaj që meriton. Ky libër të jep fuqi.

Shumë gra përballen me probleme në jetën e dashurisë dhe 99.9 për qind e tyre mund të ishin shmangur, nëse do iu kishin thënë pak më shpesh: "Epo, FUCK HIM (Epo, kështu e kanë këto punë, në djall shkoftë")! Shumë gra janë tepër të mira dhe të bindura me burrat e tyre, veçanërisht kur këta meshkuj nuk e meritojnë një trajtim të tillë.

E megjithatë, çdo grua që kam takuar përpiqet të mos jetë nevojtare dhe mos t'i tregojë hapur ndjenjat dhe emocionet. Ajo thjesht do të mbrojë ndjenjat e saj. Megjithatë, shumica e grave që kam trajnuar kanë pasur meshkuj që janë dukur tepër të interesuar, por janë zhdukur papritur nga jeta e tyre. Këto gra kanë mbetur të painformuara dhe në errësirë. Pasi djali zhduket, shpesh zbulojnë se është më lehtë të marrin në telefon presidentin e Shteteve të Bashkuara, sesa njeriun që në dukje i pëlqente shumë... por jo aq shumë sa të qëndronte pranë tyre.

 

Një gjë e tillë duhet të ndalet.

Unë si trajnues i takimeve të dashurisë dhe autor librash për gratë që duan të lidhen me burra nuk mund ta pranoj më një gjë të tillë. Ky nuk është faji juaj. Është faji i tij! Ai duhet të mësojë të jetë shumë më tepër transparent dhe i drejtpërdrejtë. Thënë kjo, të dy e dimë se shumica e burrave nuk do të ndryshojnë. Ne mund ta çojmë kalin deri te burimi, por nuk mund ta detyrojmë të pijë ujë. Apo mundemi ta bëjmë një gjë të tillë? Po sikur të kishte një mënyrë për të ndryshuar sjelljen e djalit? Po sikur të arrish të futesh në kokën e tij dhe t'i marrësh timonin e shoferit? Po sikur të arrinit që të bënte më shumë gjërat që vlerësoni dhe më pak sjellje te këqija që nuk i pëlqeni? Në fillim, kjo mund të duket e pamundur. Megjithatë jam i sigurt që keni takuar tashmë gra që janë të mira në manipulimin e burrave të tyre.

 

“Fuqia e pussy –t” nga Kara King

https://bukinist.al/sq/lidhja-dhe-martesa/15474-fuqia-e-pussy-t.html

Ky libër u ka dhënë forcë femrave dhe ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore jetën e tyre duke u ndryshuar mënyrën e të menduarit lidhur me meshkujt e marrëdhëniet dashurore me ta...

Në këtë libër do të gjeni leksione të vlefshme që do t'ju mësojnë si të:

• Lëvizni çelësin në trurin tuaj femëror që të mposhtni meshkujt në vetë lojën e tyre...

? Vini në rresht meshkujt për t'ju bërë të tyren dhe për të kërkuar me dëshpërim vëmendjen tuaj...

• Shëroheni nga një zemërthyerje dhe të mos trishtoheni më kurrë nga një mashkull!

? Bëheni tipi i femrës që gëzon respekt nga meshkujt...

• Merrni propozimin, unazën dhe mashkullin e ëndrrave tuaja!

• Merrni atë që dëshironi nga meshkujt dhe njëkohësisht të fitoni kënaqësi!

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1