Një set me libra për fëmijë ku...
Lindi në Adana të Turqisë dhe kaloi fëmijërinë në Gjirokastër, qytetin përrallor, që i dukej sikur fluturonte. Ajo është shkrimtarja e parë shqiptare, që u vlerësua që në fillim për artin e saj me nivel të lartë.
Mbretëresha ilire Teuta është një nga figurat më spikatëse të grave në historinë europiane, që kanë drejtuar shtete dhe fuqi të mëdha.
Tefta Tashko Koço (1910 - 1937), kjo bijë e një familjeje atdhetare, ishte ndër të parat soprano shqiptare, që solli muzikën operistike në vendin tonë.
Piktori Ibrahim Kodra lindi në Ishëm të Durrësit më 1918 dhe vdiq më 2006 në Milano, ku jetonte prej më shumë se gjysmë shekulli.
Shumë herë më pyesnin se nga i nxirrja teoritë, nga më lindnin idetë dhe si ia bëja që t’i thjeshtëzoja gjërat e ndërlikuara. Përgjigjja ime ishte gjithnjë e thjeshtë: gjërat duhen provuar nëntëdhjetë e nëntë herë, që të kesh sukses në herën e njëqindtë.
Unë themelova “The Beatles”, grupin e rrokut më të njohur në të gjitha kohërat. Me këtë grup revolucionuam muzikën, u lidhëm me gjithë të rinjtë e kohës, shitëm miliona disqe, mbushëm stadiume... Kurrë nuk kishte ndodhur që një grup muzikor të kishte aq shumë admirues dhe të nxiste aq shumë pasione. Fanset tona ulërinin, qanin dhe, madje, humbnin ndjenjat...
Që nga filozofët e deri te poetët, që nga arkitektët e deri te piktorët, që nga mbretërit e papët dhe deri te njerëzit e thjeshtë, të gjithë ndiheshim të aftë për ta ndryshuar botën.
Gjatë jetës sime kompozova nëntë simfoni, gjashtëmbëdhjetë kuartete harqesh, mbi tridhjetë e dy sonata për piano, një operë dhe kompozime të tjera, që do t’i njohim së bashku. Shkrova aq shumë muzikë, saqë duket gati e pamundur të besohet se gjatë pjesës më të madhe të jetës sime unë nuk mund të dëgjoja. Mund ta imagjinoni dot një muzikant që s’dëgjon?...
Pas zbulimit tim nisi epoka e perandorive të mëdha oqeanike. Falë tregtisë me Botën e Re, disa vende evropiane, si Spanja dhe Anglia, përjetuan një rritje të madhe ekonomike dhe u kthyen në fuqi botërore. Që atëherë, ajo që ndodh në një pjesë të botës, ndikon tek të gjitha vendet e tjera të saj. Pa udhëtimet e mia, bota në të cilën jetoni, nuk do të ishte...
Jam i sigurt se, nëse juve do t'ju jepej mundësia të ndërmerrni një udhëtim të tillë, patjetër që do të niseshit menjëherë. Por besoj se pak njerëz kanë pasur mundësinë për të parë dhe për të njohur të gjitha ato vende dhe, për këtë arsye, dëshiroj t'ju rrëfej për udhëtimin tim.
Jeta ime ishte shumë e vrullshme në të gjitha kuptimet. U bëra mbretëresha e Egjiptit në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Luftova pa u lodhur për vendin tim. Ju siguroj që nuk kam qenë ajo gruaja e padrejtë dhe manipuluese që më kanë përshkruar. Dhe për t'u mbrojtur nga shumë e shumë gënjeshtra, besoj se ka ardhur momenti që t'jua tregoj vetë historinë time.
Ismail Qemal Vlora lindi në Vlorë më 24 janar 1844, në një familje të madhe, të nderuar e të njohur në botën osmane.
Gjergj Kastrioi Skënderbeu është heroi më legjendar i historisë shqiptare, i cili para më shumë se pesë shekujsh çliroi Shqipërinë nga zgjedha osmane dhe u bë një nga mbrojtësit më të mëdhenj jo vetëm i shqiptarëve, por dhe i popujve të tjerë të Europës. Përsonalitetet më të shquara të Perendimit në ate kohë e më pas, i ngritën himn figurës së tij, e cila...
"Tani mund të vdes i lumtur, por nuk mund ta humbas kënaqësinë. Duhet të jetoj patjetër! Duhet t'i kthehem punës patjetër - punës sime! Duhet të konstruktoj patjetër motorin me rrymë alternative, që të mund t'ia ofroj botës. Kjo do ta çlirojë botën! Njerëzit nuk duhet të stërlodhen, as të shtyjnë dhe as të tërheqin, as të djersiten si robër në punët e...
Edhe pse kam realizuar mijëra shpikje, ajo që më bëri të njohur dhe ndryshoi jetën e njerëzimit ishte llamba elektrike. Po, po, llamba e thjeshtë elektrike që keni ju në shtëpitë tuaja...”
Seria Me quajne... e shtepise botuese Albas pasurohet edhe me nje tjeter personalitet te spikatur te historise shqiptare, Ali Pashe Tepelenen. Ky botim i pershtatur per femijet e vegjel, eshte pergatitur nga autoret Luan Rama dhe Sulid Kasemi
“Nuk kam punuar për të marrë tituj dhe çmime, edhe pse jam vlerësuar me shumë të tillë edhe jashtë vendit, por për të bërë art, për të dhënë diçka nga shpirti im dhe ndihem tepër e vlerësuar, kur njerëz të thjeshtë të panjohur më ndalin dhe më falënderojnë për kënaqësinë që kanë marrë prej filmave të mi.”