Subcategories
Një udhëzues i detajuar, me ilustrime, për kujdesin mjekësor të prindërve ndaj fëmijëve që nga shtatëzania deri në moshë të rritur, i cili plotëson nevojat me informacione dhe këshilla për çdo situatë. Rekomandime të vlefshme shëndetësore, të dhëna në një stil të këndshëm të shkruari, i udhëheqin prindërit me kujdes përgjatë foshnjërisë, fëmijërisë së...
Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë ç’ka je e çfarë kërkon nga jeta është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që, pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë. Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar i kohës së vet.
Në kohën kur gazetarja Grejs Logan nis kronikën nga vendngjarja, papritmas në qiell shfaqet një lëmsh i stërmadh, vezullues drite, i cili e mbështjell anijen në një shkëlqim lëbyrës, mandej zhduket në mënyrë po aq të mistershme sa shfaqet, ndërsa bota mbarë mban frymën teksa ndjek ngjarjen drejtpërdrejt.
Një nga romanet më të mëdha të Joseph Conrad-it, Lord Xhim, ku kombinohen në mënyrë të shkëlqyer aventura dhe analiza. Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis të mjegullt romantizmi. Conrad-i ka hulumtuar thellësisht çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit.
Enver Hoxha është biografia më e suksesshme e shkruar deri më tani, e cila i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u përkthyer edhe në anglisht. Gazetari i njohur, Blendi Fevziu sjell një profil ndryshe të diktatorit, duke përdorur kryesisht arkivat sekrete të Partisë së Punës, që janë hapur kohët e fundit, si arkivin personal të famljes Hoxha, dhe dëshmi...
Një udhërrëfyes i shkëlqyer për prindërit. Shumë prej tyre e kanë të vështirë, madje ndonjëherë edhe të pamundur, që t'u flasin fëmijëve të tyre adoleshentë për dashurinë. Por problemi bëhet edhe më i vështirë kur vjen fjala për seksin. Ndërkaq s'duhet harruar se jo gjithçka përfundon thjesht me komunikimin me të rinjtë. E rëndësishme është sesi dhe nga e...
Personazhe të aftë të përballen, në mënyrë pothuajse lozonjare, me të dukshmen e të padukshmen, me shëndetin e sëmundjen dhe me çka etikohet përgjithësisht si e mirë apo e keqe. Ky rrëfim nuk është vetëm për lidhjet e pacënueshme të dashurisë, por edhe për dhuntinë e jashtëzakonshme për ta pranuar e dashur tjetrin pa kushte e pa kohë.
Ky roman përmban mesazhe të rëndësishme për të gjithë. Të rriturve u rikujton se sa mizore mund të jetë bota e fëmijëve sidomos kur këta janë "të veçantë" dhe se sa dhimbje mund të mbartë ajo. Ndërsa fëmijëve u jep mesazhe ndërgjegjësimi, tolerance dhe miqësie, që në kohëra si këto tonat, janë gjithmonë e më të rralla.
Me njohuritë bazë për lexuesit e vegjël dhe me më shumë se 700 fotografi dhe ilustrime, "Enciklopedia ime e parë" është burim themelor për mendjet kureshtare të lexuesve të vegjël. Ky libër i mrekullueshëm mbështet me profesionalizëm të gjitha temat që zhvillohen në ciklin e ulët shkollor.
Enciklopedia e parë e lidhur me Internetin. Me fakte mahnitëse, me lojëra e veprimtari pa fund dhe me mbi 2.000 ilustrime të mrekullueshme.
Ku? Kur? Çfarë? Pse? Shfletoni "Enciklopedia e re për fëmijë" dhe gjeni në të përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja. Nga galaktikat gjigante te bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut te qytetërimet e lashta: - Të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla, janë riprodhuar me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse në këtë libër.
Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari dhe pyetësorë.
Të ndash faktin nga trillimi, të shembësh mitin dhe të provosh të vërtetën: gjithçka përmes një përmbledhjeje enciklopedike ku zbulohen të vërtetat.