Trump presidenti me jake blu View larger

Trump presidenti me jake blu

Anthony Scaramucci MIN0128

New product

Përshkrim i shkurtër

Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928265128

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në një administratë që nuk njihet për qetësinë e saj, asnjë kometë nuk u ngjit më lartë, nuk ndriti më shumë, dhe nuk u fik në mënyrë më spektakolare sesa Anthony Scaramucci. Për njëmbëdhjetë ditë (jo dhjetë, siç është raportuar gjerësisht, dhe këtë ai do t’ia thotë cilitdo që është i gatshëm të dëgjojë), ai drejtoi departamentin më të rëndësishëm të komunikimeve në të gjithë botën, atë të Shtëpisë së Bardhë. Në fund të qëndrimit të tij të shkurtër – disa prej ditëve më kaotike dhe formuese të administratës Trump – nga një përfaqësues i presidentit për mediat televizive dhe radiot që njihej pak, ai u bë i njohur nga të gjithë njerëzit me emrin “Mooch”.

Ngjitja dhe rënia e Mooch-it, që tërhoqi vëmendjen e kombit, u shpalos si një dramë Shekspiriane me regjisor Martin Scorsese-n. Në zërin e tij të paimitueshëm, Anthony zbulon detajet pikante pas qëndrimit të tij të stuhishëm si drejtor i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai i tregon të gjitha dhe nuk i kursen ndjenjat askujt – përfshi njerëzve më të pushtetshëm të vendit.

Nëse lëvizjet politike kuptohen më mirë përmes jetës së dikujt, atëherë nuk ka jetë më të mirë se ajo e Mooch-it, për të treguar ngjitjen e Donald Trump-it në Amerikë.

Nga një shpërndarës i gazetës Neësday të Long Island-it, me shpërndarjen më të madhe në Port Washington, te Mjeshtër i Universit, siç i përshkruante njerëzit si puna e tij autori Tom Wolfe në librin Bonfire of the Vanities, jeta e Anthony-t ka qenë mishërim i Ëndrrës Amerikane. Megjithatë, ai e ka pranuar dhe vetë se u përfshi kaq shumë në karrierën dhe jetën dinamike, saqë harroi rrënjët e tij të klasës punëtore. Ai nuk ishte i vetmi që e shpërfilli këtë klasë. Lagje si ajo ku u rrit kishte në të gjithë vendin, të mbushura me njerëz që kishin humbur optimizmin, që ishin të papunë, ose që paguheshin pak, e që shpërfilleshin nga elitat dhe politikanët – derisa erdhi Donald Trump.

Vetëm kur iu bashkua fushatës Donald Trump për President, si përfaqësues për median dhe këshilltar ekonomik, iu hapën sytë ndaj gjendjes së vështirë të klasës së mesme. U desh një ndërtues miliarder që jetonte në një kullë në Fifth Avenue, që t’i tregonte se çfarë i kishte ndodhur lagjes në të cilën ai ishte rritur, dhe komuniteteve të ngjashme në mbarë Amerikën. Ishte ai momenti kur Anthony kuptoi se Donald Trump dhe politikat e tij ekonomike, ishin shansi më i mirë për të ardhmen e vendit.

REVIEWS

 “Mooch-i na çon në një udhëtim të mahnitshëm – nga periferitë e klasave punëtore e deri te qiellgërvishtësit e ndritshëm të Manhattan-it dhe moçalet më të thellë të kryeqytetit të vendit tonë. Përgjatë rrugës, ne shohim një Amerikë të humbur, por të ringjallur nën Donald Trump-in. Plot me informacione, frymëzues dhe me humor. Duhet lexuar patjetër. Kaq i organizuar!”

— GJYKATËSJA JEANINE PIRRO, autore bestseller #1 e librit Liars, Leakers, and Liberals

“Ky libër shpjegon qartë arsyen pse Donald Trump është presidenti i burrave dhe grave të harruar të vendit, dhe pse ai është shpresa jonë e fundit më e mirë! Anthony Scaramucci, përmes rrënjëve të tij në klasën punëtore, shpjegon se pse Donald Trump është presidenti i punëtorëve të krahut dhe se si rrugëtimi i Mooch-it nga “Neë York-u e deri te Krahu Perëndimor i Shtëpisë së Bardhë”, e mishëron atë Ëndërr Amerikane. Mësoni sekretin e vërtetë të suksesit të presidentit Trump”.

—SEAN HANNITY

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages308
ISBN9789928265128
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 12 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë