Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër.Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme. Zbulimi i skeleteve të tyre, bashkë me kufomën e...
Pas dukurisë globale Kodi i Da Vinçit, Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është sot shkrimtari më i lexuar në botë. Simboli i humbur është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që...
Është thjesht një libër antik, por ruan brenda një sekret. Një sekret i shkruar me gjak, në vitin 12978, nga shkrues të panumërt flokëkuqë dhe sygjelbër, ndoshta të bekuar nga hiri hyjnor, ndoshta lajmëtarë të djallit. Sekret që shfaqet rishtas më 1334-n, në një letër të shkruar nga një abat i rrëgjuar nga mosha për ti bërë ballë peshës së atij misteri.
Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.
Julian Trislovi, punonjës i BBC-së dhe Sem Finkleri, filozof i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht një marrëdhënieje të tendosur mes tyre dhe jetëve shumë të ndryshme, ata nuk i kanë humbur pothuaj kurrë kontaktet me njëri-tjetrin dhe me ish-mësuesin e tyre, Libor Sevçikun, një çekosllovak, i cili shqetësohej më shumë për problemet anë...