Floresha Dado BGJ0472
New product
Lexuesi në kurth : eseistika e Kadaresë na spjegon mënyrat e reja të mendimit, jo aq përmes demonstrimit të plotë, por më tepër përmes intuitës reflektive, përmes kësaj fushe ideore të lirë dhe bredharake. Floresha Dado me këtë vepër ka sjellë një kontribut të ri të sajin jo vetëm në studimin e veprës së Kadaresë, por në gjithë fushën studimore të letërsisë shqiptare, siç ka bërë për dyzet vjet me radhë, pa u ndalur, pa u tërhequr, po gjithnjë duke ecur përpara, gjithnjë në ngritje të gjithçkaje që ajo merr përsipër të studiojë.
10 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9928-4354-0-8 | |
Autorja shprehet per kete botim:
Në 80-vjetorin e lindjes së I. Kadaresë m’u kërkua, për t’u përfshirë në botim special, një shkrim rreth 20 faqe mbi eseistikën e Kadaresë. Procesi i leximeve, shënimeve nga gjithë esetë e tij, doli të ishte punë jashtëzakonisht e gjerë. I kisha lexuar herë pas here esetë, por të marra posaçërisht si një korpus i plotë ishte një zbulim mahnitës. U mrekullova dhe përtej artikullit 20-faqësh vijova studimin tim. Vepra (mbi 300 fq.) nuk u konceptua si analiza të eseve njëra mbas tjetrës, por tipologjizim dukurish krijuese eseistike; synimi ishte të depërtoja në strukturën e brendshme kuptimore dhe poetike për të arritur në konkluzione që nuk i kisha menduar kurrë. Raporti midis shkrimtarit dhe eseistit doli tepër interesant në shumë aspekte… Kadareja është i vlerësuar si prozator i madh, por, për mendimin tim, në shumicën e eseve ai e tejkalon romancierin. Besoj se është i vetmi studim në llojin e vet që nxjerr në pah vlerat e jashtëzakonshme të Kadaresë si eseist. Në këtë studim lexuesi mund të njohë një botë tjetër origjinale dhe mahnitëse të sistemit krijues të Kadaresë.
| pages | 328 |
| ISBN | 9928-4354-0-8 |
| Shtëpia botuese | Onufri |
| Published year | 2016 |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
Në librin e akademikes Floresha Dado, "Sfida teorike të historiografisë letrare" gjenden të gjitha përgjigjet në pyetjet e lëndës së historisë së letërsisë, metodologjisë, marrëdhënieve dhe raporteve ndërdisiplinore si brenda disiplinave të shkencës së letërsisë, ashtu edhe me disiplinat e tjera shkencore të shkencave humanitare, parimeve të hulumtimit e...
Pas refuzimit qe ju be letersise se realizimit socialist, Akademikja Floresha Dado hedh veshtrimin teorik mbi vepren e krijuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XX dhe merr ne shqyrtim qendrimet qe u artikuluan pas viteve ’90. Ky liber konsiderohet nga autorja si nje ftese per debat per “letraritetin” e te ashtuquajtures soc-realizem.
Ky tekst është një bazë solide për të ndërtuar gjykime të shëndosha profesionale mbi tiparet e romanit bashkëkohor shqiptar dhe raportin e tij me postmodernizmin. Madje, teksti shkon përtej, duke dhënë ndihmesë në kuptimin e postmodernizmit si fenomen edhe në artin, kulturën apo mendimin filozofik postmodernist në përgjithësi. Ky studim mund të shërbejë...
Permes nje analize te detajuar dhe kendveshtrimi origjinal, Akademike Floresha Dado ngre shqetesime te natyres shkencore mbi historine e letersise shqipe, pare nga perspektiva e studimeve te dy dekadave te fundit. Ky liber eshte nje ftese per debat ne mjedisin e studiuesve