Catalog
Subcategories
Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin. Komente mbi librin "Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij."...
Në Barcelonën e pasluftës, Daniel Sempere, ende fëmijë, mrekullohet nga Varreza e Librave të Humbur. Në raftet e panumërta ai tërheq një libër: "Hija e erës" nga Julian Karaks. Pasi e lexon librin me një frymë, Daniel vihet në kërkim të librave të tjerë të Karaksit, kërkim që do të zgjasë me vite, duke zbuluar një nga një ngjarje të dhimbshme dhe fate të...
Ky libër është një himn kushtuar haresë. Haresë më të thjeshtë që mund të ekzistojë, ajo që na vjen nga ndërgjegjja dhe pranimi i vetvetes, e bashkë me të vjen pranimi i të tjerëve, i gjërave dhe njerëzve që, sidoqoftë, bashkëpunojnë për të krijuar atë lumturi që askush s’mund të na e rrëmbejë.
Ky fjalor anglisht-shqip, me rreth 35000 fjalë-titull, është rezultat i një pune të kujdesshme, ku shquhet njohja shumë e mirë e anglishtes dhe shqipes nga autori.
Ky roman përmban mesazhe të rëndësishme për të gjithë. Të rriturve u rikujton se sa mizore mund të jetë bota e fëmijëve sidomos kur këta janë "të veçantë" dhe se sa dhimbje mund të mbartë ajo. Ndërsa fëmijëve u jep mesazhe ndërgjegjësimi, tolerance dhe miqësie, që në kohëra si këto tonat, janë gjithmonë e më të rralla.
Rrëfim për dashurinë dhe errësirën është një libër tragjik, komik dhe pafundësisht transparent, një libër i shitur bujshëm dhe i lexuar me etje nga miliona lexues në të gjithë botën. Është autoportreti magjik i një shkrimtari që jeta e shtyu të ishte dëshmitar i lindjes së një atdheu që ende jeton përmes historisë së tij të turbullt.
Në muzgun e jetës së tij, Elias Eini tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë. Sapo vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore...
100 mënyra për të motivuar veten ju ndihmon të depërtoni përmes barrierave negative dhe t’i zhdukni mendimet pesimiste që po ju pengojnë të arrini obje- ktivat dhe ëndrrat tuaja. Ky botim përmban teknika mendore dhe shpirtërore të cilat nxisin veprimin dhe rezultatet në jetën tuaj.
Orhan Pamuk është zëri që në kërkim të melankolisë së trishtë të qytetit të tij të lindjes, stambollit, zbuloi simbolet e reja të përplasejes dhe gërshetimit të kulturave. Akademia Suedeze për Çmimin Nobel