Tregime nga Platoni dhe klasikët e tjerë : Homeri, Hesiodi, Ovidi, Aristofani, Plini.
Në këtë vëllim janë paraqitur disa studime mbi veprën dhe personalitetin e Fan Nolit nga autorë si: Faik Konica, Aleks Buda, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Mitrush Kuteli, Martin Camaj, Ernest Koliqi etj.
Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë.
Ky roman i Ammaniti-t na përfshin në procesin e rrëfimit të një historie të nderë, me ritëm të shpejtë e me një mekanizëm që i ngjan një ore të kurdisur, që me tiktakun e saj të çon drejt një fundi të frikshëm e që të lë gojëhapur.
Leoja është një gjashtëmbëdhjetëvjeçar si shumë të tjerë: i pëlqejnë bisedat me miqtë, shëtitjet me motoçikletë dhe jeton në simbiozë të përkryer me iPod-in e tij. Orët që i kalon në shkollë janë një torturë, ndërsa profesorët janë një specie e mbrojtur, që ti shpreson të shuhet përfundimisht.
Nëse lind në Afganistan, në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar, mund të ndodhë që, edhe pse je një fëmijë i gjatë sa një dhi dhe një nga lojtarët më të mirë në Buzul-bazi, dikush e kërkon jetën tënde.
Alessandro Leogrande ka hetuar gjatë mbi mbytjen e anijes të së Premtes së Shenjtë, ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, ushtarakët, avokatët, aktivistët e shoqatave antiraciste dhe është endur nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë prej nga ishin nisur emigrantët.
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, zërat e katër motrave (Minervës, Patrias, Maria Teresës dhe të mbijetuarës, Dedesë) flasin përmes dekadave për të rrëfyer historitë e tyre - nga kordelet e flokëve dhe sekreteve të fshehura, te kontrabanda e armëve dhe torturat e burgut - dhe për të përshkruar tmerret e përditshme të jetës nën sundimin e Trujillo-s.
Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm vetëm sepse ai do të mbijetojë. Kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkënditjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut, që...
Një roman që është në gjendje të të shkundullojë me mënyrën e ndërthurjes së çasteve të tensionit të ashpër e të pamëshirshëm në skenat më të rralla e më emocionuese, mbushur plot dhembshuri të pikëlluar dhe shpresë.
Koment nga autori: Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të...
Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia. Por shumë shpejt, Edmundi dhe pastaj...
"Karrigia e argjendtë" është historia e shpëtimit të një princi të mbajtur peng, ku shpëtimtarët përballen me më të bukurën dhe më vdekjeprurësen e të këqijave që mund të kishin imagjinuar ndonjëherë.
"Djaloshi dhe kali" është historia e kuajve që flasin, e tradhtisë që zien, e vendit ku gjithçka pritet të ndodhë, ashtu si të jetë e thëna.
Gjatë një përpjekjeje të guximshme për të shpëtuar një jetë, dy shokë përfundojnë në një botë tjetër, ku një shtrigë e keqe përpiqet t'i mbajë skllevër.
Në një udhëtim të rrezikshëm nga bota në botë, Lira dhe Uilli zbulojnë një sekret vdekjeprurës: një objekt me një fuqi të jashtëzakonshme shkatërruese. Në çdo hap që hedhin, ata i afrohen një rreziku gjithnjë e më të madh dhe së vërtetës tronditëse të destinacionit të tyre.
Ky botim është bërë me kumtesat e mbajtura në konferencën kushtuar 140 vjetorit të lindjes së At Shtjefën Gjeçovit nga Provinca Françeskane në Shkodër, ku morën pjesë gjuhëtarë, studiues, historianë dhe akademikë të njohur në Shqipëri
Të gjitha vajzat në fillimet e veta duan të bëhen balerina. Ky libër është një mbështetje e ëndrrave të fëmijëve dhe një ndihmesë për prindërit, pasi është bërë plot përkushtim, profesionalizëm dhe pasion nga drejtoresha e shkollës së Baletit, Blerina Arbana
Çdo qytet e ka historinë dhe mitin e vet; dhe këto rrënjë i zbulon më mirë se kushdotjetër libi “Legjenda dhe vende shqiptare”. 17 vendet më të bukura, si Shkodra, Kruja, Durrësi, Tirana, Prizreni, Apollonia, Butrinti, Syri i Kaltër, etj., vijnë përmes rrëfimeve mitike dhe imazheve të ditëve tona, të realizuara me mjeshtri nga fotografi Feliks Bilani.
Për fëmijë mbi tre vjeç vjen blloku argëtues i kopshtit “Mëso dhe argëtohu”. Ky bllok përmban ushtrime didaktike dhe argëtuese për fëmijë të kësaj grupmoshe. Në këtë bllok ata do të aftësohen të gjejnë dallimet mes figurave, të kopjojnë gjurmët e kafshëve, të gjejnë rrugën për të dalë nga labirinti, të gjejnë sendin e futur gabim mes sendeve të dhëna, të...
Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për fëmijë 3-5 vjeç dhe 3 libra për parashkollorin. Këto blloqe dhe libra përmbajnë ushtrime didaktike dhe mjaft argëtuese për fëmijë të këtyre grupmoshave.
Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për fëmijë 3-5 vjeç dhe 3 libra për parashkollorin. Këto blloqe dhe libra përmbajnë ushtrime didaktike dhe mjaft argëtuese për fëmijë të këtyre grupmoshave.
Seti përmban tre librat bazë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit për ciklin parashkollor, në kopësht, për fëmijët e moshës 3-5-vjeç. Përmes tyre, të vegjlit mësojnë për shkronjat, numrat dhe format. Librat mund të përdoren në programin e kopshtit, por edhe nga vetë prindërit. Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për...
Kjo vepër i drejtohet nxënësve, studentëve, kujt do lexues që kohë pas kohe i nevojiten njohuri nga anatomia e trupit të njeriut. Atlasi është i konceptuar në mënyrë të qartë, me shënime të shkurtëra që sjellin të dhëna nga fusha e fiziologjisë, dhe që i bëjnë të kuptueshme përbërjen e funksionimin e organizmit njerëzor.