Gjergji Mihallari OMB0091
New product
11109 Items
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
| ISBN | 9789928063748 | |
Ajo u afrua, ndaloi pranë tavolinës ku qëndronte ai. Fryma iu ngurtësua në grykë. Pati përshtypjen se kishte përtypur një grusht me rërë. Ajo nuk mund të ishte femër jetësore. Tepër krenare, fytyrë nimfe, flokë të krelëzuar supeve si damarët e ujit në ujëvarën e Niagarës. Syri i saj të vriste me vështrimin shigjetë. Ajo ishte shfaqur si vegim, sa hap e mbyll kapakët e syve. Në ajrin që frymonte, notonte aroma e parfumit të saj.
- Mund ta pi një kafe? - pyeti ajo, duke u ulur përballë tij. - Nuk besoj se ju shqetësoj?
Vërtet ajo ishte një nimfë, mbase Gor- arratisur nga ishulli i saj. Efektin e kishte përcjellë tek ai. Ngurtësim total, mbase ishte shndërruar në një statujë. Vetëm pse mendimet e tij vijonin të arsyetonin, të jetonin.
| ISBN | 9789928063748 |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |